Ngeli jashtë listës, Lutaj falënderon 
Mallakastrën, por jo Edi Ramën 

Ngeli jashtë listës, Lutaj falënderon <br />Mallakastrën, por jo Edi Ramën 
Piro Lutaj, deputet në 3 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, ka reaguar dje pas përjashtimit nga listat e PS-së. Ai falënderon të gjithë mallakastriotët, zonë të cilën ka përfaqësuar prej 12 vjetësh, por në shënimin e gjatë në Facebook, Lutaj nuk falënderon në asnjë rresht kryeministrin Rama.

Mirënjohje me përulësi për të gjithë Mallakastriotët e mrekullueshëm, fjalëpakë e punëshumë, të cilët më besuan dhe votuan si përfaqësues të tyre në Kuvendin e Shqipërisë për 3 mandate rresht, (2005-2009-2013)! Tek unë nuk ka ndryshuar asgjë, do jem vazhdimisht aty ku kam lindur dhe jam rritur, tek trualli i Sulo Mustafait! Për mallakastriotët do të jem po ai djalë, që gati 44 vjet më parë, në moshën 14 vjeçare fillova shkollën ushtarake “Skënderbej”, dola oficer, punova nëpër disa institucione të sigurisë në vend dhe bëra një karrierë deri në Gjeneral Brigade!”-thotë Lutaj.

Ai garanton se do të jetë i njëjti njeri, sikundërse para 12 vjetësh, kur Fatos Nano e mori në parti.

 “Do të jem po ai njeri që fiks si sot 12 vjet më parë, u thirra nga ish Kryeministri dhe Kryetar i PS të asaj kohe, Fatos Nano për të konkurruar e bërë deputet që të përfaqësoja krahinën time në Kuvendin e Shqipërisë! Gjatë gjithë këtyre viteve (8 në opozitë e 4 në mazhorancë) nuk më ka munguar as kurajoja e as aftësia që problemet e panumërta të asaj zone, t’i bëja prezent nga foltorja e Kuvendit apo edhe nëpër institucione shtetërore të të gjitha niveleve”- thotë deputeti socialist i Fierit.

Ai shton se është përpjekur të bëjë më të mirën, por nuk përjashton se akoma më shumë mund të ishte bërë.

“Kam qenë në çdo moment pranë banorëve të Mallakastrës jo vetëm për evenimente zyrtare, por për ato familjare qofshin për mirë apo për keq! Nga ana tjetër, i mirëkuptoj të gjithë ata mallakastriotë që kanë pritur që unë të bëja më shumë për zonën në përgjithësi dhe për secilin prej tyre në veçanti, por kjo është një çështje tjetër! Edhe një herë për secilin mallakastriot, kudo qoftë e me këdo qoftë, me shumë respekt dhe konsideratë”- përfundon Piro Lutaj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën