Ngeli jashtë listave, Berisha-Dokles: 
Të zëvendësuan me hajdut banke

Ngeli jashtë listave, Berisha-Dokles: <br />Të zëvendësuan me hajdut banke
Namik Dokle është një prej deputetëve më të vjetër dhe ndër figurat ikonë të Partisë Socialiste, i cili do t'i mungojë Kuvendit legjislaturën e ardhshme.
 
I mbetur jashtë listës së PS, përmes një postimi në rrjetet sociale Dokle shprehej se nuk donte që të zëvendësohej nga një hajdut pulash.
 
Por ky moment nuk i ka shpëtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i kujton se Rama e ka zëvendësuar me hajdutë banke, ndërsa fshikullon edhe Doklen kur shkruan se "i ka mbetur ora në kohën e Dullës".    
 
Namik të ka mbetur ora në kohën e Dulles! Falëndero Ramën sepse të ka nderuar, ai të ka zëvendësuar jo me hajdutë pulash, por bankash!!
 
Të dashur miq, dje lexova në media se Namik Dokle, themelues kryesor i Partisë Siçiliste, pasi Edvin Kristaq Rama e përjashtoi nga listat e deputetëve, kërcënoi atë duke i thënë i ziu ti po më zëvendësove me ndonjë hajdut pulash!
 
Kjo shprehje miq përdorej në kohen e diktaturës se Dullës ku zakonisht gjëja më e çmuar për t’u vjedhur ishte ndonjë pule.
Kurse në kohën e Edvinit vjedhja e pulave nuk ekziston sepse është zëvendësuar me vjedhjen e bankave.
 
Prandaj miq duket se Dokles i ka mbetur ora në kohën e Dullës. Ai duhet të ndjehet krenar se Rama në të vërtetë e ka zëvendësuar jo me hajdutë pulash por me hajdut bankash
”, shkruan Berisha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën