Ngërçi, McAllister të hënën në
Tiranë, nisin negociatat me PD

Ngërçi, McAllister të hënën në<br />Tiranë, nisin negociatat me PD
Negociatori i zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri, David McAllister do të mbërrijë në Shqipëri në datën 24 prill. Ai do te qendroje dy dite ne Tirane, hark kohor gjatë të cilit do të nisin negociatat PD-PS për zgjidhjen e ngërcit politik.

Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv. 

Zv/Presidenti i Partisë Popullore Europiane dhe kreu i komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian, është një nga njerëzit e besuar të grupimit më të madh politik të të djathtës europiane dhe i kancelares gjermane Angela Merkel, por njëkohësisht edhe një i njohur i kryetarit demokrat Lulzim Basha. 

E shoqëron Fleskenstein
Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet nga një tjetër gjerman, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. 

McAllister dhe Fleckentsein do të kenë për mision gjetjen e një rrugëzgjidhje mes maxhorancës dhe opozitës e cila do të çonte në dhënien fund të ngërçit politik dhe zhvillimin normal të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. 

Dy zyrtarët e lartë do të mbërrijnë në Shqipëri pas 5 ditësh, ndërsa do të nisin menjëherë takimet zyrtare me përfaqësuesit e politikës shqiptare. 

BE, dokument për zgjidhjen e krizës
Ndërkohë, të njëjtat burime bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se ndërkombëtarët do të mbërrijnë në Tiranë me një dokument me vete. Ndërkohë ata po e hartojnë një dokument mbi bazën e të cilit do të negociohet mes mazhorancës dhe opozitës zgjidhja e krizës. 

Detajet e këtij dokumenti pritet të bëhen publike nga vetë negociatori McAllister dhe raportuesi Fleckenstein të hënën e javës së ardhshme, kur pritet të nisin negociatat mazhorancë-opozitë.  

Një javë më parë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, iu drejtuan përmes një letre Partisë Popullore Europiane, ku i kërkonin të bindte Partinë Demokratike, për të thyer bojkotin dhe shmangur kërcënimet për bojkot të zgjedhjeve.  

MC Cain për negociatorin ndërkombëtar
Por mbërritja e një negociatori ndërkombëtar në Shqipëri u paralajmërua edhe nga senatori amerikan i shtetit John Mc Cain në deklaratën që bëri pas takimeve me liderët politik në Shqipëri.
 
Në deklaratën e Mc Cain thuhet se gjatë takimit me Ramën dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, palët kanë shprehur vullnetin e tyre për përfshirjen e një negociatori ndërkombëtar për zgjidhjen e ngërcit politik në Shqipëri.
 
Kjo deklaratë e Mc Cain është bërë me datën 15 prill në njëjtën datë kur pas takimit Rama Meta u deklarua se do ti drejtohen PPE për zgjidhjen e ngërcit politik në vend

letra e john meccain

Deklarata e senatorit amerikan McCain

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë