Ngërçi me Maqedoninë e Veriut që ka bllokuar integrimin, kryeministri bullgar në Shkup: Dialog real! Më 25 janar mbledhje e përbashkët e 2 qeverive

Dialog të ri, konstruktiv e real ka premtuar kryeministri bullgar Kiril Petkov, gjatë vizitës së kësaj të marte në Shkup. Gjatë konferencës me kryeministrin e sapomandatuar të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Petkov, foli për një erë të re bashkëpunimi mes dy vendeve tashmë në ngërç.

“Bashkëpunimi Shkup-Sofje do të jetë real. Do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë dhe të sjellim rezultate të sakta që të u mundësojmë qytetarëve të lëvizin lirshëm. Çdo takim tani e tutje, do të caktohet me qëllime të qarta, rezultate të qarta dhe marrëdhënia miqësore nuk do të jetë vetëm në nivel politik por edhe biznesi, etj. Sot jam një optimist i madh i aktiviteteve të përbashkëta, dhe shpresoj se për secilën palë të ketë rezultate në kohë të shkurtër”, ka thënë Petkov.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se me homologun ka rënë dakord për moskontestimin e emrit “Maqedonia e Veriut”.

“Kjo nënkupton se Bullgaria nuk do ta pengojë emrin e shkurtër në ndonjë proces bilateral, dhe për këtë ka njoftuar Kombet e Bashkuara.  Më 25 janar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, do të formohen grupe pune që do të punojnë në projekte konkrete dhe në ndërtimin e raporteve më të mira për një të ardhme më të mire”, tha Kovaçevski.

Takime ka pasur edhe ndërmjet dy ministrave të Jashtëm Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani, i cili ka deklaruar se është rënë dakord për tejkalimin e çështjeve të hapura.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja