Dy negociatorët e BE, David McAllister dhe Knut Fleckenstein do të zhvillojnë takime të veçuara me kryetarin e PD, Luizim Basha dhe kryeministrin Edi Rama rreth orës 19:00 të kësaj të marte.
Qëllimi i këtyre takimeve është në funksion të uljes së Ramës dhe Bashës në një tryezë të përbashkët në Pallatin e Kongreseve brenda pak minutave nëse do të ketë dakordësi.
Dhe jo më kot, dy zyrtarët e lartë gjermanë, zv/presidenti i partive të djathta dhe eurodeputeti i të majtës gjermane, kanë zgjedhur të negociojnë respektivisht sipas krahëve politik, McAllister me Bashën dhe Fleckenstein me Ramën.
Ky është takimi i dytë pas atij të zhvilluar më herët kur dy negociatorët takuan në kryesinë e Kuvendit Ramën dhe Metën e më pas edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha në selinë blu.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com