Sipas burimeve nga brenda takimit, partitë e djathta kanë akuzuar ambasadorët se kanë qenë të njëanshëm në qëndrimet e tyre për krizën.
Ambasadorët: Futuni në zgjedhje, ka ende kohë për të ndryshuar Kodin
Diplomatët i kërkuan të gjitha forcave politike të bëhen pjesë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe për zgjedhjen e Presidentit.
Sipas burimeve brenda takimit, ambasadoret i kane parashtruar partive te vogla nje draft propozim per perfshirjen e tyre ne ndryshimet ne Kodin zgjedhor per te garantuar shqetesimin e tyre per ruajtjen e votes.
Nga ana tjetër, ambasadori amerikan mësohet që tu ketë kërkuar partive të vogla opozitare që të japin kontributin e tyre dhe të bëhen pjesë edhe e procedures së zgjedhjes së presidentit, duke pohuar se ka ende kohë për të bashkëpunuar për një figurë konsensuale.
Nga ana e tyre, liderët e partive të vogla kanë qenë kritik ndaj ambasadorëve, duke i akuzuar se kanë qenë të njëanshëm si dhe kanë pohuar se situate ka agravuar për shkak se mazhoranca I ka përjashtuar partitë e vgola nga proceset vendimmarrëse.
Doda sulmon ambasadorët: Mos punojnë për vendosjen e diktaturës
Mbledhja duket se nuk ka qenë e qetë, pasi pas përfundimit të saj, sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda deklaroi se pati një debat me ambasadorin e OSBE, pasi sipas saj ai u shpreh se mungesa e opozitës në zgjedhje do të kalohet vetëm me një resht në raport.
"Takimi ishte në dy pjesë; e para për informimin nga ambasadori i SHBA, BE dhe OSBE për paketën për përafrimin e palëve.
Anëtarët e opozitës ngritën shqetësimet e tyre dhe më pas pata një bisedë jo shumë miqësore me ambasadorin e OSBE, i cili ka deklaruar se mos pjesëmarrja e opozitës do jetë një problem, por vetëm një fjali në raportin e OSBE, ndërsa ndryshimi i Kodit dhe kërkesa për më shumë transparencë dhe administrim dhe numërim të partive parlamentare do të ishte një problem i madh dhe ODHIR këtë nuk do ta lejonte.
Kinezërira të tilla nuk e ndihmojnë procesin por na përjashtojnë edhe ne të tjerëve, ose të gjithë palët do të jenë kontrollues të sistemit ose këta zotërinjtë që marrin rrogën këtu në Shqipëri do duhet të kuptojnë që ky vend nuk do të kthehet në diktaturë dhe mos punojnë për vendosjen e diktaturës, këtë nuk do ta lejojmë" deklaroi Doda.
Nard Ndoka: Meta President, Vettingu ra, OSBE përgjegjëse për krizën
Pas Mesila Dodës foli për mediat edhe Nard Ndoka, i cili fajësoi ambasadorët për krizën, ndërsa foli edhe për zgjedhjen e Metës si President duke u shprehur se Vettingu ka rënë.
"Ishte i domosdoshëm një takim i tillë, unë i shpreha ambasadori Lu se edhe në kohën e komunizmit kemi fituar me 99.9%, por edhe pse kanë qenë të ligjshme, zgjedhjet ishin në diktaturë.
I shprehëm në takim edhe gabimet që Rama ka bërë në raport me opozitën, Rama ka manipuluar zgjedhjet lokale, nuk ka ofruar konsensus për reformën zgjedhore.
Rama duhet të japë dorëheqjen për të shmangur krizën e thellë. Kërkesat nuk janë të PD, por standarde që i kërkon si garanci për zgjedhjet.
Ambasadori i SHBA tha që akoma ka hapësira për zgjidhje" tha ai.
Sipas Ndokës, fajin kryesor për krizën e ka ambasadori i OSBE.
"Ambasadori i OSBE përgjegjësi kryesor për krizën, pasi një vit më parë tha se nuk ka kohë për numërimin elektronik, ndërsa sot thotë ka kohë.
Ambasadorët nuk na kërkuan drejtpërdrejt që të futeshim në zgjedhje. Madje në një moment i ngarkuam me përgjegjësi që vendi po futet në një krizë të thellë, pasi kanë qenë të njëanshëm' tha ai.
Përsa i përket kandidaturës së Metës për President, Ndoka tha se me zgjedhjen e tij në postin e Presidentit edhe vettingu ka rënë në aspektin moral të kësaj shumice.
"Nuk ka unifikim të qëndrimeve mes SHBA-së dhe BE-së. Kishte një draft në tryezë që fliste edhe për zgjedhjen e presidentit megjithëse ky tani është fakt i kryer. Ambasadori Lu thoshte se presidenti nuk është zgjedhur akoma.
Shumica ka qenë e qartë, pazaret kanë qenë që më parë, kjo tani është tetar për Presidentin. Vettingu në aspektin moral ka rënë" tha ai.