FIER - Zgjidhet “ngërçi” prej disa muajsh për drejtimin e kreut të Këshillit Bashkiak Fier. Gjykata e Apelit Vlorë vendosi përfundimisht që Këshilli Bashkiak i bashkisë Fier të drejtohet nga të majtët. Si të tillë e njohin tashmë edhe këshilltarët e Aleancës për Qytetarin, është shprehur kreu i këshilltarëve të kësaj Aleance, Vasil Ndreko, por gjithashtu është njohur edhe nga të djathtët.
Për gati tre muaj mbledhjet e Këshillit Bashkiak në Fier janë bllokuar. Shkak ka qenë përplasja midis grupeve të këshilltarëve të majtë dhe atyre të djathtë për kreun e saj duke pritur vendimet e gjyqësorit, i cili shpalli se kush do të drejtonte këshillin.
Kreu i grupit të këshilltarëve të djathë, Vasil Ndreko për televizionin A1 Report është shprehur për njohjen e kreut të Këshillit Bashkiak, Donika Jorgaqi që i përket Aleancës për të Ardhmen dhe thirrjen sa më shpejt të mbledhjes së Këshillit Bashkiak në drejtimin e saj. Ai në emër të këshilltarëve të djathtë është shprehur me këtë rast se tashmë ky këshill ka një kryetare, e cila është Donika Jorgaqi, e njohur nga vendimi i formës së prerë së Gjykatës së Apelit Vlorë.
Duke vijuar më tej, Ndreko i ka bërë thirrje zonjës Jorgaqi që të ushtrojë detyrën që i kanë besuar këshilltarët, në mënyrë që Këshilli Bashkiak të funksionojë, duke premtuar se grupimi i djathtë do të jetë pjesëmarrës aktiv në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të marrë vendime të rëndësishme për komunitetin fierak, të cilat sipas tij, për shkak të ngërçit politik shumë mujor kanë lënë shumë investime pezull.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fier, Apeli: Ta drejtojnë të majtët">