Ngërçi politik, ambasadorët
takime intensive te Rama e Meta

Ngërçi politik, ambasadorët<br />takime intensive te Rama e Meta
TIRANË-Zhvillimit  e fundit politike në vend kanë vënë në lëvizje ambasadorët e huaj të akredituar në vendin tonë.

Takime intensive kanë nisur që paraditen e sotme.

Ndërsa ambasadorët e vendeve të BE të akredituar në Tiranë u mblodhën në zyrën e Vlahutin në një mbledhje jashtë radhe, amerikani Donald Lu zhvilloi një takim në kryeministri. Më pas ai iu bashkua Vlahutin e Borchard duke shkuar në Kryesinë e Kuvendit për të takuar Metën. Takimi mes tyre zgjati rreth 1 ore e 25 minuta.

Ora 14:10 Lu Vlahutin e Borchard 1 ore e 25 minuta takimi tek Meta
Prej nje ore e 25 minuta, ambasadorja e BE, ambasadori amerikan Donald Lu e Romana Vlahutin dhe ambasadori i OSBE Bernard Borchard qendruan ne zyren e kryetarit te Kuvendit Ilir Meta. Ne kete takim kane marre pjese Engjell Agaci, Taulant Balla, Petrit Vasili.

Ora 12:45 Perfundon takimi i ambasadoreve te BE, Lu Vlahutin e Borchard tek Meta
Ambasadoret e BE kane perfunduar takimin e nisur prej ores 11:00 dhe dy prej tyre, Romana Vlahutin dhe Bernard Borchard i jane drejtuar Kryesise se Kuvendit per takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Ne takim iu eshte bashkuar dhe ambasadori amerikan Donald Lu.

vlahutin duke shkuar te kryesia e kuvendit

Ora 12:40 Lu perfundon takimin tek Rama
Ambasadori amerikan Donald Lu perfundon takimin ne kryeministri. Lu zhvilloi takim rreth rreth 1 oresh ne godinen e kryeministrise.
lu largohet
Ora 11:50 Lu tek Rama
Ambasadori amerikan Donald Lu i është drejtuar godinës së kryeministrisë.

Rreth orës 11:50, ambasadori i SHBA ka hyrë në institucionin qeveritar për një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ora 11:00 Pas dështimit të negociatave Vlahutin takon ambasadorët e BE
Ndërkaq ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë po zhvillojnë një takim në zyrën e diplomates Romana Vlahutin.
 
Takimi nisi sot rreth orës 11:00, ndërsa në qendër të diskutimit ishte padyshim aktualiteti politik. Ambasadorët mblidhen sot jashtë radhe në këtë takim të jashtëzakonshëm, pasi ai zyrtar i tyre bëhet cdo të mërkurë në fillim muaji. 

Pas dështimit të negociatave Rama 90 minuta takim me Metën
isa orë pasi negociatat me ndërmjetësit e huaj dështuan, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot paradite një takim 90 minuta me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Kreu i Qeverisë i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit rreth orës 09:30 minuta të paradites, dhe ka dalë prej aty rreth orës 11:00. Ne takim Rama, shoqerohej nga Taulant Balla e Gramoz Ruci.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë