Ngërçi politik, Donald Lu takon
deputeten e PD Majlinda Bregu

Ngërçi politik, Donald Lu takon<br />deputeten e PD Majlinda Bregu
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka takuar paraditen e kësaj të premte deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu. 

Në fokus të këtij takimi në Hotel "Rogner" ka qenë situata politike në vend. Deputetja demokrate u shpreh se ngërçi ka shqetësuar edhe faktorin ndërkombëtar, përfshirë edhe SHBA-të.

Në një prononcim për mediat, Bregu tha se kjo situatë e mjerë duhet të tejkalohet në mënyrë që vendi t'i rikthehet normalitetit. 

"Kam pirë një kafe normale pune për të ndarë shqetësimin për situatën sot në Shqipëri. Nuk është një situatë normale. Faktori ndërkombëtar është shumë i shqetësuar. Ka një vizitë javën tjetër, ditën e martë të kryetarit për çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian, i cili po vjen me dëshirën e mirë për t'i ulur palët për të gjetur një kompromis, për mbylljen e kësaj situate, sigurisht duke parë kërkesat e secilës palë.

Se çfarë do të ndodhi këtë nuk mund t’ua them, por sikurse ju dhe çdo shqiptar, dua që ky mjerimi që i japim kaq peshë individëve në këtë vend dhe jo ideve të marrë fund një herë e mirë
", u shpreh Majlinda Bregu. 

Ky takim i Lu me Bregun vjen disa ditë para mbërritjes në Shqipëri të negociatorit të BE, David McAllister dhe raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet