Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas deklaratës për mediat ku kritikoi opozitën se s'ka në axhendë arritjen e konsensusit por barazon dialogun me ultimatumet, ka zhvilluar një takim me presidentin Bujar Nishani.

Pas kësaj deklarate, Meta i është drejtuar menjëherë Vilës Nr.4 të Nishanit, pranë Pallatit të Brigadave.

Në fokus të këtij takimi mësohet të ketë qenë situata politikë ne vend, pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e ngërçit politik. 
  
Më herët, Meta zhvilloi një tryezë me partitë parlamentare të cilat i informoi mbi negociatat e djeshme maxhorancë-opozitë, në prani të ndërkombëtarëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein. 

Partitë politike diskutuan edhe për ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor si dhe për situatën politike që po kalon vendi. Sa i takon Reformës Zgjedhore Meta la të kuptohej se mbështet ndryshimin e Kodit, pasi sipas tij Kodi i 2008-ës i miratuar nga PD dhe PS me konsensus, i ka sjellë krizë politike vendit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com