Ngërçi politik, Meta: LSI mban
fjalën, kujdeset për vendin

Ngërçi politik, Meta: LSI mban<br />fjalën, kujdeset për vendin
TIRANE-Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me vajza dhe gra, banore të Njësisë 2 në Tiranë, ku të pranishme ishin edhe Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, etj.
 
Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, z. Meta u shpreh se për një shoqëri e shëndetshme na duhet një familje e shëndetshme dhe se për këtë roli i grave, i vajzave, i nënave, është i jashtëzakonshëm, sepse përgjegjshmëria e tyre është maksimale në familje, në komunitet, në rrethin familjar dhe shoqëror.
 
“Është shumë e rëndësishme që fuqizimi politik i gruas të sjellë një fuqizim ekonomik dhe social që është edhe themeli dhe i një dinjiteti njerëzor të sigurt të çdo gruaje dhe të çdo nëne”, - tha Meta, duke theksuar se në të ardhmen gratë do të jenë edhe më të përfaqësuara në vendimmarrje.
 
“LSI kujdeset për vendin. LSI kujdeset për njerëzit. LSI mban fjalën. LSI është një shans për të gjithë. Ne do të bëjmë maksimumin në të ardhmen për t’u përfaqësuar me sa më shumë gra dhe vajza”, u shpreh Meta.
 
Më tej, Kryetari i LSI-së u shpreh se fokusi duhet vendosur te çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë, me nënat e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë në familjet tona, që ato të kenë një të ardhme më të mirë.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai