Lidhur me ngërçin politik Ndoka akuzoi ambasadorin e OSBE.
“OSBE është shkaktarja e kësaj situate politike. Është e vërteta. Ajo doli para një viti kundër votimit elektronik. Nëse do kishim votim elektronik do kishim standarde të zgjedhjeve.”, tha Ndoka.
Ai foli edhe për mbështetjen ndaj PD-së edhe pse më herët e ka akuzuar.
“Ne kemi qenë dhe kundër PD-së, dhe nëse pd do kishte hall ndonjë hall të brendshëm por për ne janë të rëndësishëm standardet e zgjedhjeve, unë kam qenë në grevë edhe me opozitën në 21 janar dhe jam sot me Bashën, nëse PD s ka të drejtë s do e kisha mbështetur, por ne kërkojmë standarde për zgjedhjeve”, tha Ndoka.
Për sa i përket takimit mes partive të vogla dhe ambasadorëve, Ndoka u shpreh se gjatë takimit pati qëndrime të kundërta.
“Pati qëndrime të kundërta mes ambasadorëve. Ndoka: Donald Lu tha se ka vend për ndryshimeve në kod”, u shpreh kreu i PDK-së.
Së fundmi Ndoka u pyet edhe për kandidaturën e kreut të Kuvendit Meta për President. Ai u shpreh kundër rrugës së zgjedhur për postin e Presidentit, por jo kundër emrit të Metës.
“Një teatër shumë i madh, mazhoranca po tallet me Shqipërinë, zhvillon raundet, dhe kjo ishte pazar i mbyllur dhe kanë rënë dakord më parë. PD e dha opsionin e vet për votimin e presidentit nga popullit. Unë jam kundër procedurave që janë zgjedhur. Do isha për një kandidat që të paraqitej përpara dhe të debatohej. Për sa i përket emrit futet edhe pjesa morale dhe politike sepse deri dje Rama ishte kundër Metës dhe tani e mbështet atë për president, dhe vettingu me këtë ka rënë, Rama s’ka të drejtë më ta përmendi. Rama dërgoi në Dash dosje kundër Metës. Rama i shiti të gjithë përveç karriges së tij , Rama në opozitë ngriti aksionin ndaj Metës”, u shpreh Ndoka.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com