Ngërçi Presidencë-Qeveri,Bumçi 
 Milo e Krasniqi: Duhen konsulta

Ngërçi Presidencë-Qeveri,Bumçi <br /> Milo e Krasniqi: Duhen konsulta
TIRANE - Zgjidhja e ngërçeve institucionale gjendet tek konsultimi. Në unison me qëndrimin e tyre ish-ministrat jashtëm Paskal Milo, Aldo Bumçi si dhe këshilltari i presidentëve Moisiu e Topi, Afrim Krasniqi ndajnë të njëjtin mendim për këtë çështje. Praktika ka treguar se zgjidhja gjendet në takimet e vazhdueshme mes Presidentit dhe Ministrit të Jashtëm thonë ata.

Nxjerrja në sipërfaqe e ngërcit insititucional mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme, përfshin në këtë diskutim ish-ministra të Jashtëm, të cilët kanë drejtuar këto portofole në qeveri të majta e të djathta. 

Paskal Milo mendon se kjo çështje duhej zgjidhur përmes konsultimeve intensive mes dy institucioneve ndërsa ish-minsitri demokrat Aldo Bumci ngre shqetësimin për një situatë të keqe në shërbimin diplomatik të drejtuar nga minsitri Ditmit Bushati. Ndërsa të dy ish ministrat ndajnë të njëjtin mendim se një situatë e tillë konflitkuale i shërben negativisht imazhit të vendit.

Afrim Krasniqi i cili ka mbajtur postin e Këshillitarit për dy ish-presidentet Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, thotë se zgjidhja është gjentur gjithmonë tek konsultimi dhe tek takimet e vazhdueshme që presidenti u këkonte ministrave të kohës.

Duke iu referuar propozimit të Visar Zhitit për ambasador në Vatikan, në intervistat për A1 Report, Milo, Bumçi dhe Krasniqi, ndajnë mendimin se qeveria duhet të ishte konsultuar me Presidentin.

Një ditë më parë Presidenti i Republikës ngriti shqetësimin për një marrëdhnie të ngrirë institucionale me Ministrinë e Jashtme, situatë kjo që është reflektuar sipas tij në bllokimin e ftesave që janë nisur në drejtim të kryetarit të shtetit. Ministri Bushati e cilësoi këtë një sulm të presidneitit i cili ankohet se nuk e lënë të marrë pjesë ne aktivitet jashtë shtetit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë