Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Ngjalljen e Krishtit: Pas pandemisë, Pashkët na duken më të bukura se kurrë

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Ngjalljen e Krishtit: Pas pandemisë, Pashkët na duken më të bukura se kurrë

Mesha në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’

TIRANË- Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kanë kremtuar sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Kjo është mesha e parë që do mbahet në mesnatë pas dy vitesh, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pashkët simbolizojnë ngjalljen e Jezu Krishtit tre ditë pas kryqëzimit dhe janë festa kryesore e besimit të krishterë. Flaka e shenjtë është simboli i fitores mbi vdekjen dhe besimtarët i mbajnë të ndezur qirinjtë gjatë gjithë natës së Pashkës. Pas meshës besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezët së pashkëve.

Qytetarët shprehen se këto Pashkët janë të veçantat, pasi pas dy vitesh mund të presin “Ngjalljen e Krishtit” në Kishë.

 “Gëzuar Pashkët! Pashkët janë më të shenjtat e tre festave fetare. Ndihem shumë e lumtur. Pas pandemisë, pashkët më duken më të bukura se kurrë.”, tha një prej besimtareve.

“Duke ndjekur këtë meshë, festën më të madhe, sot është Pashkë e Zotit, ngjarja më e madhe e asaj që besimi shpreh, pa ngjalljen e Zotit nuk do kishte kuptim, është kulmi i të gjitha festimeve. Do të bëhen disa shërbesa tani”, tha një prej priftërinjve.

I pari që ka uruar ortodoksët ishte presidenti Ilir Meta. Ai është shprehur se ngjallja e Krishtit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i së mirës ndaj së keqes dhe i dashurisë mbi urrejtjen, teksa e pranishme ka qenë edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. 

1650748103_Screenshot1.jpg

Yuri Kim në meshën e Pashkëve Ortodokse

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Meta uron Pashkët ortodokse: Lutje për ditë më të mira, mposhtjen e padrejtësive dhe kapërcimin e çdo vështirësie

 

Nëpërmjet një postim në Facebook Meta i uron të gjithë shqiptarëve Pashkën e Madhe duke drejtuar lutjet për ditë më të mira, mposhtjen e padrejtësive, arrogancës dhe kapërcimin e çdo vështirësie.

Meta në këtë ditë të shenjtë drejton thirrjen që të ndjekim shembullin e jetës dhe veprës së Krishtit, që na mëson se pavarësisht sakrificave që kërkohen, fuqia e dashurisë dhe e shpresës ka një energji që nuk mund të ndalet dhe as të shpërbëhet.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!