Kryeministri Edi Rama sot zhvilloi takimin e përjavshëm me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes. Gjatë takimit nuk kanë munguar batutat nga Rama.
Një qytetar i tha Ramës se nga mediat duket shumë i ashpër, por gjatë takimit përballë i është dukur sikur po takonte një mik të vjetër.
“Nga larg ngjan shumë i ashpër, por sot nga afër m’u duke si një shokun im të vjetër, që keni marrëdhënie me mua” tha qytetari.
Rama u përgjigj duke thënë se nuk është edhe aq i butë sa duket, por nuk është dhe aq i egër.
“Më vjen keq që dukem aq i ashpër nga larg, por dhe kaq i butë sa t’u duka sot ty nuk jam" tha ai.