Ngjarja tragjike në Lushnjë, Bardhi: Ngushëllime familjarëve të viktimave, uroj shërim të shpejtë për deputetin Çela

Ngjarja tragjike në Lushnjë, Bardhi: Ngushëllime familjarëve të viktimave, uroj shërim të shpejtë për deputetin Çela

1709322125_bardhiiiii.jpeg

Gazment Bardhi

Deputeti i opozitës Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjës, ku mbetën të vdekur 2 persona (babë e bir), si dhe u plagosën 7 të tjerë, pasi një vinç ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar menjëherë një shpërthim të fuqishëm dhe flakë të mëdha.

Bardhi ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të dy viktimave si dhe ka uruar shërim të shpejtë për deputetin socialist Bujar in socialist Bujar Çela, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operimit pasi ngli i plagosur rëndë për shkak të incidentit.

“Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje. Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira.

Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë”,- është shprehur Bardhi.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur dhe 7 të plagosur, Begaj u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave! Nikolla viziton të plagosurit te 'Trauma'


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin