Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur dhe 7 të plagosur, Begaj u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave! Nikolla viziton të plagosurit te 'Trauma'

Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur dhe 7 të plagosur, Begaj u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave! Nikolla viziton të plagosurit te 'Trauma'

Shpërthimi në një kapanon në Lushnjë

Krerët më të lartë të politikës shqiptare kanë reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë ku pas shpërthimit të fuqishëm në një kapanon në pronësi të deputetit Bujar Çela, mbetën të vdekur babë e bir dhe u plagosën 7 persona të tjerë, punonjës të magazinës.

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm Taulant Balla për t'u interesuar lidhur me ngjarjen, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave Roland dhe Elidon Hoxha, duke i uruar shërbim të shpëjtë deputetit të PS, Bujar Çela që po merr ndihmë mjekësore tek Trauma dhe personave të tjerë të plagosur. 

Ndërsa kryeparlamentarja, Lindita Nikolla është paraqitur në spitalin e Traumës ku po i jepet ndihma mjekësore deputetit Bujar Çela dhe një 40 vjeçari të plagosur rëndë nga shpërthimi i ndodhur. 

Ministrja e Shetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për deputetin socialist dhe të plagosurit e tjerë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Shpërthimi në Lushnjë, Spiropali: Ngushëllime familjes Hoxha, shërim të shpejtë të plagosurve

1709327899_spiropali.jpg

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, u ka shprehur ngushëllimet familjes Hoxha për humbjen e dy pjesëtarëve të saj, nga shpërthimi i fortë i ndodhur këtë të premte në Lushnjë, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

"Ngushëllime të ndjera familjes Hoxha për humbjen e babait dhe djalit të familjes në ngjarjen e rëndë dhe fatkeqe të Lushnjes. Shpirtrat e tyre të prehen në paqe. Shërim të shpejtë kolegut dhe mikut tonë, deputetit Bujar Çela, dhe të gjithë të plagosurve! Jemi me ju!", shkruaj ajo.

Ora 20:40
Ngjarja tragjike në Lushnjë, Bardhi: Ngushëllime familjarëve të viktimave, uroj shërim të shpejtë për deputetin Çela

1709322125_bardhiiiii.jpeg

Gazment Bardhi

Deputeti i opozitës Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjës, ku mbetën të vdekur 2 persona (babë e bir), si dhe u plagosën 7 të tjerë, pasi një vinç ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar menjëherë një shpërthim të fuqishëm dhe flakë të mëdha.

Bardhi ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të dy viktimave si dhe ka uruar shërim të shpejtë për deputetin socialist Bujar in socialist Bujar Çela, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operimit pasi ngli i plagosur rëndë për shkak të incidentit.

“Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje. Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira.

Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë”,- është shprehur Bardhi.

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare