Për ngjarjen e 11-vjeçares në Kosovë, ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila në mesazhin e saj në rrjete sociale bën një apel të fortë për një lëvizje të madhe shoqërore, ku askush të mos qëndrojë indiferent dhe gjithsecili të japë kontribut.
"Një ngjarje për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi dhe të reflektojë e gjithë shoqëria.
Akti i rëndë me 11-vjeçaren në Kosovë ka tronditur thellë secilin prej nesh, por edhe themelet dhe vlerat e shoqërisë. Edhe pse në reagimin e menjëhershëm të gjithë kërkojmë dënimin e merituar për fajtorët, kaq nuk mjafton. Është po kaq emergjente edhe identifikimi i shkaqeve dhe fajtorëve të tjerë, përtej dhunuesve të dukshëm, mes të cilëve edhe të mitur ndoshta të pavetëdijshëm për makabritetin e krimit që kryejnë.
Zgjidhja nuk është vetëm dënimi i fajtorëve, por parandalimi dhe edukimi i një shoqërie të tërë. Informacioni i plotë për rreziqet që u kanosen fëmijëve dhe edukimi që në moshë të hershme kundër dhunës së çdo forme, respekti për njëri-tjetrin, për shokun, për shoqen, por veçanërisht për të miturit duhet të jetë prioritet absolut në shkollë, familje dhe shoqëri. Ky është apel për një lëvizje shumë të madhe shoqërore, ku askush nuk duhet të qëndrojë indiferent dhe gjithsecili mund dhe duhet të japë kontribut. Jeta, shëndeti, mirëqenia dhe siguria e fëmijëve janë prioriteti absolut i çdo shoqërie!", shkroi Kushi.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren, burg 4 autorëve! Dëshmia e të miturës: Isha në park, më mbyllën gojën kur po bërtisja
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.9%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.5%
Vota total: 2313
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndërron jetë ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë
2 Janar, 16:13
-
Enver Robelli: Sërish vjen 10 shkurti
2 Janar, 15:18
-
Kurti vihet sërish në lëvizje, kërkon anulimin e vendimit për regjistrimin e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare
2 Janar, 14:18
-
Kosovë/ KFOR-i amerikan patrullon në veri
1 Janar, 20:27
-
Kryeministri Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
1 Janar, 17:12
-
Prishtina, e pesta në botë për ajrin më të ndotur
1 Janar, 16:52
-
Presidentja Osmani viziton policët në Mitrovicë të Veriut ditën e fundit të vitit
31 Dhjetor 2024, 18:39
-
Prizreni, qendra kryesore e vizitorëve nga Shqipëria për festat e fundvitit
31 Dhjetor 2024, 16:22
-
Kosovë/ KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm
31 Dhjetor 2024, 15:44
-
Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Albin Kurtit: Ndaj nuk aplikon për vizë amerikane, për shkak të formularëve?
31 Dhjetor 2024, 15:28
-
Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon Kurtin, urdhëron KQZ që të regjistrojë Listën Serbe në zgjedhje
31 Dhjetor 2024, 13:05
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57