Kosovë/ Abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren, burg 4 autorëve! Dëshmia e të miturës: Isha në park, më mbyllën gojën kur po bërtisja

Katër të rinjtë që dhunuan seksualisht me 11 vjeçaren në Prishtinë janë lënë në burg. Gjykata caktoi masën e paraburgimit për një kohëzgjatje 1 muaj, ndërsa i pesti që ndodhej në arrati është dorëzuar nga vetë babai në polici.  Ngjarja raportohet  të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30.

Gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit, duke vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia dhe se ekziston rreziku që të njëjtit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur që prej të shtunës (27 gusht) në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur.  Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, G.R., Xh.S. dhe G.J., keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij G.Rexhepi.

Ekremi dyshohet se ka shkuar deri aty me makinën e tij dhe e ka marrë vëllain e dy të miturit e tjerë të dyshuar dhe vajzën që po përjetonte tmerrin. Rrugës, te varrezat dyshohet se ka zbritur G.Rexhepi dhe i mituri Xh.S, ndërsa me Ekremin kishte vazhduar i mituri tjetër G.J.

Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qoshe dhe të dy kanë filluar t’ia heqin rrobat. Personi me bluzë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa personi tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur ajo ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E mitura ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga Express.

E mitura është dërguar në një qendër strehimore, ndërsa raportohet se deri më tani  dy persona, shtetas kosovarë janë arrestuar si autorë të dyshuar. Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”.

Në Kosovë nisën protestat pasditen e kësaj të marte nga shoqëria civile, e cila kërkon nga shteti të rrisë sigurinë për vajzat e gratë, ndërsa drejtësia nuk duhet të tolerojë përdhunuesit. Tubimi është një thirrje ndaj shtetit të Kosovës, për të ofruar mbrojtje dhe siguri për vajzat dhe gratë. Por edhe ndaj drejtësisë, që të trajtojë drejt rastet e dhunës ndaj grave me dënime të merituara ndaj dhunuesve. Vetëmbrojtjen e parë në pritje që shteti të reagojë, qytetarët në Kosovë e kërkojnë përmes legalizimit të përdorimit të gazit irritues në formën e sprajit. Në Shqipëri ndërkohë në rrjetet sociale është lajmëruar për një protestë në orën 18.30 në shenjë solidariteti ndaj aktit tronditës së përdhunimit ndaj 11 vjeçares nga Kosova.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Abuzuan seksualisht me të miturën në Kosovë, zbardhet dosja e njërit prej të dyshuarve: U akuzua 5 herë për vjedhje e dhunë

1661891741_Screenshot1.jpg

Njëri nga pesë personat që keqtrajtuan seksualisht për rreth shtatë orë një vajzë 11-vjeçare, Ekrem Rexhepi, nuk është emër i panjohur për policinë e Kosovës. Rexhepi disa herë ka përfunduar në karrigen e të akuzuarit për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

Ekrem Rexhepi ka disa raste në procedurë gjyqësore për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Vjedhje’, ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Vjedhje e pyllit’, ndërsa ka të përfunduara gjithsej pesë raste, ku në dy prej tyre, u hodh poshtë aktakuza.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Sinjalin se Rexhepi në maj të 2019-ës ishte shpallur fajtor për veprën penale ‘Vjedhje’. Gjykata kishte shpallur aktgjykimin, ku Rexhepi dënohej me burgim në kohëzgjatje prej një viti dhe gjobë prej 400 euro.

Nuk vonoi shumë dhe ai u përfshi sërish në telashe, duke përfunduar në cilësinë e të pandehurit në Gjykatë. Në shtator të po atij viti, Rexhepi akuzohej për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja e Pyllit’, por akuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë u hodh poshtë.

Edhe viti 2020 përfundoi me avazin e vjetër për Ekrem Rexhepin. Rexhepi ishte shndërruar në emër të njohur për institucionet e sigurisë, pasi që ai përsëri kishte përfunduar në pranga. Këtë herë jo për vjedhje, por po akuzohej për dhunë në familje. I njëjti me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në dhjetor të atij viti, ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, si dhe dënim me gjobë me kusht në shumë prej 300 euro.

Sipas të dhënave të siguruara nga Sinjali, bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte hedhur poshtë një tjetër akuzë të Prokurorisë kundër të pandehurit Ekrem Rexhepi, për veprën penale ‘Vjedhja’. Edhe në vitin 2022, Ekrem Rexhepi, ‘vizitoi’ Gjykatën si i akuzuar për veprën penale ‘Vjedhja’, por që edhe kjo akuzë e Prokurorisë u hodh poshtë, duke pushuar kështu procedura penale ndaj tij. E së fundi Rexhepi është dërguar në paraburgim, si i dyshuar për veprën penale ‘Dhunim’. Ai bashkë me vëllain e tij të mitur dhe tre persona tjerë, dyshohen se kanë dhunuar seksualisht për rreth shtatë orë një vajzë 11-vjeçare.

Ora 21:30
Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Prishtinë, dy vëllezërit e akuzuar jetonin vetëm! Nuk flisnin me familjen

1661888904_ekrem.png

Ekrem Rexhepi, 26 vjeçari që së bashku me vëllain 16 vjeçar G.R., ndodhen në paraburgim për abuzimin seksual ndaj 11-vjecares në Kosovë, jetonin vetëm në një shtëpi në Vranjefc të Prishtinës dhe nuk komunikonin me pjesën tjetër të familjes.

Madje edhe për përfshirjen e dy vëllezërve në këtë vepër kriminale, familja kishin dëgjuar përmes avokatit të Ekrem Rexhepit. Sipas mediave në Kosovë, ata mbetën të shokuar kur dëgjuan se dy vëllezërit dyshohet të kenë dhunuar 11 vjeçaren.

Ora 20:50
Kosova e tronditur nga përdhunimi i 11-vjeçares! Protesta në Prishtinë: Shteti të mbrojë vajzat e gratë

1661892933_protestaprishtine.jpg

Në Kosovë nisën protestat pas përdhunimit të një vajze 11-vjeçare nga 5 persona në Prishtinë, përfshirë një djalë i mitur. Teksa policia i ka arrestuar 4 prej tyre, shoqëria civile kërkon nga shteti të rrisë sigurinë për vajzat e gratë, ndërsa drejtësia nuk duhet të tolerojë përdhunuesit. Shoqëria civile në Kosovë u ngrit në protestë kundër abuzimit seksual të një 11 vjeçareje nga 5 persona në Prishtinë. Tubimi është një thirrje ndaj shtetit të Kosovës, për të ofruar mbrojtje dhe siguri për vajzat dhe gratë. Por edhe ndaj drejtësisë, që të trajtojë drejt rastet e dhunës ndaj grave me dënime të merituara ndaj dhunuesve. 

Vetëmbrojtjen e parë në pritje që shteti të reagojë, qytetarët në Kosovë e kërkojnë përmes legalizimit të përdorimit të gazit irritues në formën e sprajit. Në Shqipëri ndërkohë në rrjetet sociale është lajmëruar për një protestë në orën 18.30 në shenjë solidariteti ndaj aktit tronditës së përdhunimit ndaj 11 vjeçares nga Kosova.

Ora 17:41
Abuzimi i të miturës në Kosovë, revoltohet Aurela Gaçe: A ka ligj? Si nënë e 2 vajzave është e tmerrshme

1655967018_Screenshot9.jpg

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka reaguar lidhur me abuzimin seksual të së miturës  11-vjeçare nga 5 persona në Prishtinë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka konsideruar mostra të cilat nuk ka fjalë që mund ti përshkruajë. Aurela paralajmëron se nëse nuk forcohen ligjet dhe nuk ndëshkohen të tillë persona, do të ketë pasoja të shumta në ‘shpirtra’ të tjerë.  

‘Si nënë e dy vajzave, kjo që lexoj e dëgjoj është ….e tmerrshme është pak të thuash.

5 qênie që frymojnë mbi tokë, arrijnë me gjakftohtësi të dhunojnë një te mitur. Pa fjalë.

A kanë nëna, motra? nShpesh thuhet për ndonje person që kryen vepra montruoze se ishte i sëmurë mendor. Po më këtë rast çfare i bie te jenë? 5 te sëmurë? 5 çfare? Se nuk ka fjalë që mund ti përshkruajë. A KA LIGJ ? A ka dënim të mjaftueshëm për monstrat? Mjerë fëmija me çfare është pêrballur. Çfare duhet të bëjmë?

Nëse nuk forcihen ligjet, nëse nuk ndëshkohen, ata dalin shpejt e thërrmojnë shpirtra të tjerë.’- shkruan Gaçe

Ora 17:41
Ngjarja e 11-vjeçares në Kosovë/ Ministrja Kushi: Askush të mos qëndrojë indiferent! Zgjidhja nuk është vetëm dënimi i fajtorëve

1638551722_abuzimmetemitur570x410.jpg

Për ngjarjen e 11-vjeçares në Kosovë, ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila në mesazhin e saj në rrjete sociale bën një apel të fortë për një lëvizje të madhe shoqërore, ku askush të mos qëndrojë indiferent dhe gjithsecili të japë kontribut.

"Një ngjarje për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi dhe të reflektojë e gjithë shoqëria.

Akti i rëndë me 11-vjeçaren në Kosovë ka tronditur thellë secilin prej nesh, por edhe themelet dhe vlerat e shoqërisë. Edhe pse në reagimin e menjëhershëm të gjithë kërkojmë dënimin e merituar për fajtorët, kaq nuk mjafton. Është po kaq emergjente edhe identifikimi i shkaqeve dhe fajtorëve të tjerë, përtej dhunuesve të dukshëm, mes të cilëve edhe të mitur ndoshta të pavetëdijshëm për makabritetin e krimit që kryejnë.

Zgjidhja nuk është vetëm dënimi i fajtorëve, por parandalimi dhe edukimi i një shoqërie të tërë. Informacioni i plotë për rreziqet që u kanosen fëmijëve dhe edukimi që në moshë të hershme kundër dhunës së çdo forme, respekti për njëri-tjetrin, për shokun, për shoqen, por veçanërisht për të miturit duhet të jetë prioritet absolut në shkollë, familje dhe shoqëri. Ky është apel për një lëvizje shumë të madhe shoqërore, ku askush nuk duhet të qëndrojë indiferent dhe gjithsecili mund dhe duhet të japë kontribut. Jeta, shëndeti, mirëqenia dhe siguria e fëmijëve janë prioriteti absolut i çdo shoqërie!", shkroi Kushi.

Ora 17:33
‘Më mirë të vdes, se jam vetë prind’ Abuzimi i të miturës në Kosovë, babai dorëzon të birin në polici: S’kam për t’i gjetur avokat

1661873585_page.jpg

Shkëlqim Kameri

Autori i fundit i dyshuar, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri është dorëzuar në polici ditën e sotme nga babai i tij. Babai i tij në një prononcim për Gazetën Sinjali, tha se i biri s’ka qenë djalë problematik, duke ia hedhur fajin shoqërisë së tij, teksa u ‘zotua’ se nuk do gjejë avokat për 19-vjeçarin.

“Ma mirë mos qofsha hiç, më mirë me më mbyt mua, mos me qenë gjallë se që jam prind. Unë vetë e kam dorëzuar Shkëlqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shtëpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kam për t’i gjetur avokat, me çfarë ta paguaj, punët ligsht. Me një rrogë 8 anëtarë”, tha ai.

Ndërsa rrëfeu se familja nuk e dinte se ku ishte i biri, ai tregoi sesi doli ta kërkonte vetë dhe e gjeti në Koliq, nga ku e dorëzoi në polici.

“Ma mirë me qenë i vdekur, se i gjallë. Shkëlqimi s’ka qenë në shtëpi, se kam ditur ku është. Unë vetë e kam dorëzuar në Polici. Në Koliq e kam takuar. Kemi dalë me ta kërkojmë edhe na ka dalë në udhë përpara”, përfundoi babai i 19-vjeçarit.

Ora 17:30
Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Prishtinë, jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

1661873516_samedinmehmeti.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë në Prishtinë, ku u dhunua seksualisht një 11-vjeçare nga 5 persona. Lajmin e ka bërë të ditur të martën ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka bërë të ditur se Mehmeti është zëvendëuar nga Fehmi Hoti.

“Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, shkruan Sveçla.

Ora 17:03
Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Kosovë, Fifi bën thirrje: Të mbahet protestë edhe në Tiranë! Merruni me çështje të mëdha, jo me mua

Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Prishtinë nga 5 persona ka tronditur mbarë opinionin publik, mes tyre dhe personazhe të njohur të showbizzit. Mes tyre kanë qenë edhe Fifi, e cila ka bërë thirrje që protesta që do të mbahet nesër në Prishtinë, të organizohet edhe në Tiranë.

“I bëj thirrje të gjithë atyre që janë marrë më mu merruni me çështje më të mëdha si përdhunimi i vajzave të mitura”, ka shkruar fillimisht Fifi.

Më tej, ajo ka ndarë edhe njoftimin e protestës, ku thuhet: “Solidaritet me Prishtinën, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale, sheshi “Nënë Tereza” e mërkurë, 31 gusht, ora 18:00”.

Ky postim ka nisur të shpërndahet nga të gjithë personat publik në rrjetet sociale.

Ora 16:43
‘Mund të isha unë, motra apo mamaja jote’ Dafina Zeqiri shpërthen në lot për të miturën e abuzuar në Kosovë: Komentet tuaja, absurde (VIDEO)

1661870708_dafinazeqiri.jpg

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një video në rrjetin social Tik Tok ku shfaqet e përlotur dhe e prekur nga ngjarja e rëndë në Kosovë ku një e mitura 11-vjeçare u përdhunua nga disa burra. Artistja shprehet e frustruar me komentuesit të cilët i japin të drejtë abuzuesve duke i justifikuar me mënyrën si vishen dhe kërcejnë vajzat.

“Ju lutem të gjithëve ju që jeni duke paragjykuar, as nuk e kisha menduar se do e regjistroja veten në këtë gjendje. Por po emocionohem, po bëhem nervoze, se këto janë çështje shumë serioze dhe kur i shoh disa komente absurde bëhem shumë nervoze…”-thotë ajo në video duke u përlotur.

Ndërkohë përbri videos shkruan:

“Unë po vuaj të them edhe fjalët që dua të them, sa e nervozuar, e trishtuar jam! Ndaloni këto dreq “Shiko si po visheni? Po nxirrni këngë seksi? Po dridhni b*thët në clube” Nuk ke të drejtë të marrësh çfarë nuk është e jotja dhe pikë.”

“Kini kujdes. Ne jemi njerëz me ndjenja dhe të drejta. Mund të isha unë? Ti? Motra jote? Mamaja jote!”- shkruan mbi video këngëtarja e përlotur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardani: 31/08/2022 01:12

    Duhet patjeter gjykim ekstrem, varje qe te behen shembull e kush mos ti shkoj ne mend. Eshte vetem 11 vjec e tmereshme e tmereshme 5 monstra kriminele, patjeter te Fahrenheit e ti shikoj Cdo kush. Vetem keshtu duhet ligji. Ajo femije eshte gjalle Por e vdekur dhe familja qe do ta vuajne gjithe jeten. Kur nuk ka ndergjegje duhet frika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë