Një vajzë me iniciale K.L banuese në zonën e Babrrusë e shoqëruar nga nëna e saj ka denoncuar për përdhunim babain. Ky kallëzim është bërë më datë 10 maj 2015 në Komisariatin e Policisë nr.5. Pas shqyrtimit të çështjes Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg A. L pasi u shpall fajtor për abuzimin seksual me vajzën e tij të mitur.
Në kallëzimin e marrë në prezencë të psikologes dhe punonjësit social minorenia ka deklaruar se abuzimi ka ndodhur në moshën 12-vjeçare ndërkohë që tani e kanë fejuar sipas rregullave zakonore me një djalë nga Mallakastra.
Pas shkëmbimit të unazave vajza ka shkuar në shtëpinë e të fejuarit e cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe nga ai moment ka zbuluar eksperiencën e mëparshme të saj. Ajo nuk e ka pranuar diçka të tillë para të fejuarit duke i shpjeguar se ka pasur problem në zonën intime dhe nga përdorimi i disa metodave mjekësore mund të ketë mbetur e dëmtuar.
I fejuari e ka tejkaluar këtë situatë, por pasi ishte interesuar nëse mund të ndodhë diçka e tillë ka zbuluar se vajza e ka gënjyer ndaj dhe e ka braktisur atë pasi e kishte dërguar në shtëpinë e prindërve të saj.
Kjo ngjarje e ka shtyrë vajzën të tregojë të vërtetën që deri në atë moment e pati mbajtur të fshehtë. Ajo ka treguar për abuzimin e babit të saj dhe faktin se atë gënjeshtër që i fejuari s’e besoi ja kishte sugjeruar ai vetë.
Ky ka qenë edhe momenti kur mamaja e vajzës është njohur me historinë që kishte ndodhur në shtëpi pa dijeninë e saj. Gruaja është shprehur se i ka falur burrit të rrahurat ndaj saj, por pas kësaj ai duhet të zhduket nga shtëpia. Babai nuk ka pranuar asnjë nga këto akuza, por gjykata e ka dhënë vendimin për 15 vite burg.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com