Ngjarja horror në Greqi, i dashuri i saj i vriste të birin 29 vjeçarja luante lojëra në kompjuter! Vrasësi i merrte eshtrat me vete kur ikte në punë
Nëna e fëmijës dhe vendet ku u mbajt trupi
Horror është ngjarja që ka ndodhur në Greqi dhe është zbuluar së fundmi nga autoritetet greke. Mediat e vendit fqinj kanë raportuar se 5 vite më parë në Athinë një grua greke si edhe i dashuri i saj polak kanë vrarë djalin 7-vjeçar të gruas, duke i fshehur më pas trupin në depon ku mbanin veglat e punës, në një kuti betoni.
Dje ata kanë pranuar krimin ndërkohë që detajet që mësohen janë vërtetë shokuese. Trupi i 7 vjeçarit që u vra u ruajt në një kuti veglash pune në tarracë nga nëna dhe i dashuri i saj.
Madje mediat shkruan se nëna 29-vjeçare, Kristina-Klaudia Maniataki, nëna e 7-vjeçarit, ka rrëfyer në komisariat se në momentin kur i dashuri i saj i huaj po i mbyllte gojën të birit me shirit izolues, ajo luante lojëra elektronike në kompjuter.
Kur fëmija dha shpirt i dashuri i saj polak i tha: "Do ta rregulloj unë këtë gjë" dhe e bëri në mënyrën më makabre të mundshme, duke fshehur trupin e pajetë në tarracën e shtëpisë në një kasë betoni, dhe më pas vendosi eshtrat e fëmijës në kutinë e veglave të punës.
I dashuri polak i nënës 29-vjeçare ndërtoi një kasë prej betoni ku futi trupin e pajetë të viktimës ditën kur kreu vrasjen. Më pas çifti ndërroi shtëpi dhe polaku vendosi eshtrat e fëmijës fatkeq në kutinë e veglave të punës, të cilën e merrte me vete kur shkonte në punë, për të mos e zbuluar policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Kypseli në vitin 2017 ku një nënë 29-vjeçare bashkë me partnerin e saj polak 33-vjeçar, vranë fëmijën e saj 7-vjeçar dhe më pas e fshehën trupi në një kuti ku mbahen veglat e punës në verandën e banesës së tyre. Ditën e vrasjes tragjike partneri i nënës së 7-vjeçarit (Andreas është emri i vogëlushit fatkeq) e ka ndëshkuar atë duke e lënë në këmbë dhe pa ushqim për orë të tëra. Por në momentin kur fëmija reagoi duke folur, partneri mostër i mbylli gojën me shirit izolues dhe e la të qëndronte në këmbë.
Kutia e veglave të punës që përdorte polaku
Kutia e betonit ku u mbajt trupi
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
20-vjeçarja shqiptare që jeton në Santorini: Ja pse nuk largohem nga ishulli, jam mësuar me tërmete
5 Shkurt, 07:25
-
Si mafia shqiptare mori drejtimin e tregut të kokainës në Britani: Nga lidhja me kartelet kolumbiane te vrasjet e ‘kryekomandantëve’
4 Shkurt, 19:45
-
Greqi/ Eksod masiv në Santorini, mbi 11000 njerëz e 1200 mjete të larguara nga ishulli! Sizmiologu jep alarmin: Jemi në udhëkryq, përmasat do rriten! (VIDEO)
4 Shkurt, 17:40
-
Beleri bën ‘rrëmujë’ Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotakis për të preferuarin e Elon Musk
4 Shkurt, 17:33
-
Tërmetet në Santorini/ Çela në Report Tv: Çdo 5 minuta ka lëkundje, njerëzit në panik, kanë fjetur në makina! Shumica e të larguarve janë shqiptarë
4 Shkurt, 11:58
-
Greqi/ Mjekët në lot përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua nga e ëma, zemra e tij do të shpëtojë një fëmijë në Gjermani
4 Shkurt, 11:18
-
Tërmetet në Santorini/ Radhë kilometrike makinash, arratisje në panik nga ishulli dhe pamjet e frikshme të rrëshqitjeve! A mund të ndodhë 'shpërthimi Minoan'? (VIDEO)
3 Shkurt, 20:48
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, gazetari për Report Tv: 48 orët e ardhshme janë kritike
3 Shkurt, 15:34
-
Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars
3 Shkurt, 08:29
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, ankth në Santorini! Banorët kalojnë natën jashtë, anijet dhe avionët mbushen plot, mbyllen shkollat
3 Shkurt, 07:53
-
Greqi/ Mbi 200 tërmete në 48 orë në Santorini dhe rajonet përreth! Mbyllen shkollat në 4 ishuj
2 Shkurt, 15:27
-
Greqi/ Makina përplaset me pemën, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar
2 Shkurt, 13:51