Përmes një postimi në rrjetet sociale, edhe Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka reaguar për vrasjen e që tronditi Velipojën në orët e para të pas mesnatës së sotme. Braçe thekson se beteja me armët i përket institucioneve duke filluar nga Policia tek Prokuroria e Gjykata, ndërsa shton se ligjet janë aty, madje sipas tij edhe të ashpra.
Sipas Zv. Kryeministri prej 30 vitesh është thënë se privati e menaxhon më mirë atë që është e shtetit, por sipas tij e vetmja gjë që ka ndodhur është vetëm shkatërrim, ndërtime pa leje, çmime luksi duke u bërë zot me bregun e shtetit. Sipas tij ka ardhur koha që shteti të marrë atë që i takon, atë që është publike për ta menaxhuar me mënyrën e vetme, duke i shërbyer qytetarëve kudo, si atyre vendas dhe qytetarëve të huaj.
Lajmi kryesor:
Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, Basha: Shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin! Meta: Rendi dhe siguria janë dëmtuar seriozisht, duhen masa të reja
