Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, Basha: Shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin! Meta: Rendi dhe siguria janë dëmtuar seriozisht, duhen masa të reja

Politika ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak pas mesnate në Velipojë, ku mbetën të vdekur 4 persona pas një përplasje me armë, mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj, pronarë të dy hoteleve në këtë zonë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku pas një përpjasje me armë mbetën të vdekur katër persona. Basha thotë se shteti është gjunjëzuar para krimit. Duke ju referuar një fotoje të kryeministrit Edi Rama në Facebook, për Velipojën turistike, postim i cili u fshi shumë shpejt, Basha thotë se përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.

‘Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.’- shkruan Basha.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta bën thirrje që Policia e Shtetit dhe e strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, të angazhohen maksimalisht për të mbajtur nën mbikqyrje territorin e vendit. Meta shton se rendi dhe siguria publike është dëmtuar seriozisht dhe kërkojnë masa të reja efektive për garantimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe të pronave të qytetarëve.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Ademi se humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë, do të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Vrasjet e Velipojës dhe aksidenti i Vlorës, famullitari i Shkodrës: S’është situatë normale, çdokush të reflektojë! Kush s’administron të mirën e përbashkët të largohet

Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj në fund të meshës të kësaj të diele nga katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër i bëri apel shoqërisë e kryesisht autoriteteve përgjegjëse vendore e qendrore që të marrin masa e të reflektojnë pas masakrës së ndodhur në Velipojë ku u vranë 4 persona dhe pas aksidentit të rëndë që shoi famijen Gushi në Vlorë.

Në fund të meshës Famullitari i bëri apel shoqërisë dhe kryesisht autoriteteve përgjegjëse vendore e qëndrore që të reflektojnë mbi këto që po ndodh. Palaj nuk e quajti aspak normale këtë situatë në Shqipëri me 8 viktima në dy ditë ndërsa i kërkoi besimtarëve dhe mbarë shoqërisë që të mos tregohen individualistë dhe të mendojnë vetëm për veten e tyre. Ndërkaq ai kërkoi të largohen ata që sipas tij nuk administrojnë dot të mirën e përbashkët dhe nuk mund ta bëjnë punën e tyre.

“Nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj asaj që ka ndodhur gjatë kësaj jave. Një javë me të vërtetë tragjike për vendin tonë dhe ju ftoj që të arsyetoni dhe të mendoni seriozisht për shkaqet e degradimit të jetës në mënyrë të tillë. Kemi një aksident që ndodh në jug të Shqipërisë ku shuhet një familje krejt, babai, nëna dhe dy vajzat, katër të vdekur për një aksident. Mbrëmë në Velipojë katër të vrarë dhe dy të plagosur. Kisha në urtinë e saj ka sintetizu gjithmonë të keqen duke thënë se mëkati çon në vdekje. Ku është mëkati në lidhje me këto dy situata? Po është mëkat i madh atëherë kur nuk mbahet ritmi i jetës, kur don të kalosh caqet e saj, kur don të kalosh limitet e saj, kur don të ecësh më shpejt se është e duhur dhe kur nuk do të mbash ritmin e jetës së fëmijëve në makinën tënde. Ajo që të vjen më keq është se aty ku në një farë mënyre njeriu nuk din me ju përmbajt ritmit të jetës e cila është e avashtë, është graduale, nuk është e shpejtë apo e ekzagjeruar dhe aty për shkak të këtij mëkati shkon e godet të pafajshmit sepse fatkeqësia në këtë rast është tek ato dy fëmijë të pafajshëm të aksidentuar.

Mbrëmë edhe në vrasjen në Velipojë edhe aty është mëkati sepse janë ngatërruar për shkak të një të mire publike dhe mëkati në këtë rast nuk është vetëm mes atyre dy familjeve apo atyre dy bizneseve atje por mëkati në këtë rast është një strukturë e mirëfilltë sepse ata ngatërrohen për një të mirë që nuk është e tyre por është publike. Do të thotë se ata ndihen më autoritar edhe ndaj atyre që kanë përgjegjësinë të përcaktojnë ndarjen ose funksionimin ose të mirën publike në funksion të qytetarëve dhe mëkati kalon direkt tek pushteti lokal por edhe ai qëndror. Nuk është normale kjo situatë absolutisht por çdo kush të reflektojë se aty ku njeriu abuzon me të mirën e tjetrit, ku njeriu jeton për të përfituar thjeshtë për interesin e tij prap është mëkat, ku aty ushtrohet logjika e mikut prap është mëkat sepse e pëson dikush që nuk ka faj dhe aty ku ka kompromise me bazë interesi të jeni të sigurtë gjithmonë se dikush do ta pësojë dhe do ta pësojë me vdekje.

Prandaj dikush ti thërrasë mendjes se papërgjegjshmëria e atyre që janë autoritete për administrimin e këtyre të mirave të cilat i ka fal Zoti, papërgjegjshmëria vret. Edhe mungesa e shpirtit, mungesa e vlerës së jetës që jetojnë vetëm për t’u pasuruar edhe ajo vret sepse ai mëkat, ajo vrasje që ka ndodhur e ka një zanafillë të saj. Nëse ti abuzon vazhdimisht me të keqen ta dish se një ditë e keqja do të bëjë shumë keq ty. Fjala e popullit është e patjetërsueshme dhe qëndron gjithmonë, parja e tepërt dhe fatkeqësisht ato struktura korruptive, mafioze të cilat abuzojnë edhe me të mirat e përbashketa të ha kokën. Prandaj të jetojmë me dinjitet, me atë që të përket, me jetu me ligjshmëri, me jetu me moralitet, me jetu me etikë, me jetu si një qënie shoqërore dhe jo individuale, personale ku vë mbi të gjitha interesin tënd vetjak. Një njeri që jeton me këtë logjikë herët a vonë do ta humbin vetveten por edhe jetën e vet. Nëse mbjell keq, keq do korrësh dhe nëse jeton me të mirën ke shpresë se do të korrësh mirë por jo gjithmonë edhe kjo sepse ai i pamunduari shpesh herë godet të pafajshmin prandaj uroj që çdo kush të reflektojë mbi këtë situatë dhe të mbajë një qëndrim të drejtë sepse një ditë do ti japim llogari Zotit por ka për të qenë ai procesi final por edhe në këtë jetë do të shkojë çdo gjë në vend thotë Krishti dhe s’do mbesim asgjë pa dalë edhe gjatë rrjedhës së saj. Të jetojmë me dinjitet e ndershmëri duke e vlerësuar tjetrin të ngjashmin tënd dhe nëse beson në Zotin i bie të jetë vëllai jot sepse Zoti për ne është Atë. Dhashtë Zoti që dikush të ketë kurajon që kur e sheh se nuk është në gjendje të administrojë ashtu siç duhet të mirën e përbashkët të dorëhiqet e të largohet. Uroj që dikush vërtetë përballë kësaj katastrofe, një familje të shuar dhe dy familje të tjera të shkatërruara dikush të ketë kurajon për të thënë se unë nuk bëj për këtë punë dhe ia lëshoj vendin dikuj tjetër. Të lutemi për këto shpirtra që Zoti të ketë mëshirë për këto jetë që shkojnë kot për gjëra të kësaj bote. Nëse ti fiton gjithë botën por humb jetën tënde atëherë e bjerr shpirtin tand”, tha ai.

Ora 15:26
Rishfaqet Basha nga pushimet dhe 'justifikon' vrasjet e Velipojës: Trushpëlarë, boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo

Pas disa javëve heshtje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha rishfaqet nga pushimet dhe justifikon masakrën e Velipojës me 4 të vrarë. "Trushpëlarë, boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo", thotë ai. Ky është reagimi i dytë i Bashës për përplasjen me armë me katër të vrarë. Basha i quan trushpëlarë të gjithë ata që sipas tij akuzojnë autorët për ngjarjen në Velipojë. Sipas Bashës kjo ngjarje ka ndodhur sepse e keqja ka plasur kudo. Ndër të tjera kreu i PD bën përgjegjëse qeverinë, duke thënë se ka këtë model sundimi.

“Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka”, shkruan Basha.

Lidhur me këtë ngjarje reagimet kanë qenë të shumta, ku apeli ka qenë drejetuar së pari për shoqërinë, përfshirë dhe institucionet. Edhe Kryeministri Rama paralajmëroi një ristrukturim të punës në Ministrinë e Brendshme apo në Policinë e Shtetit pas ngjarjeve të fundit kriminale apo edhe të rendit dhe sigurisë. Burime për Report Tv mësuan se mbledhja është zhvilluar sot pasdite në Vlorë por ende nuk ka asnjë informacion nëse është marrë ndonjë vendim.

Edhe famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj në fund të meshës të kësaj të diele nga katedralja “Shën Shtjefni” i bëri apel shoqërisë e kryesisht autoriteteve përgjegjëse vendore e qendrore që të marrin masa e të reflektojnë pas masakrës së ndodhur në Velipojë ku u vranë 4 persona por edhe pas aksidentit të rëndë që shoi famijen Gushi në Vlorë.

Ora 12:15
Ngjarja me 4 viktima në Velipojë, reagon Braçe: Koha që shteti të menaxhojë vetë bregdetin

1620725873_erionbrace.jpg

Përmes një postimi në rrjetet sociale, edhe Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka reaguar për vrasjen e që tronditi Velipojën në orët e para të pas mesnatës së sotme.  Braçe thekson se beteja me armët i përket institucioneve duke filluar nga Policia tek Prokuroria e Gjykata,  ndërsa shton se ligjet janë aty, madje sipas tij edhe të ashpra.

Sipas Zv. Kryeministri prej 30 vitesh është thënë se privati e menaxhon më mirë atë që është e shtetit, por sipas tij e vetmja gjë që ka ndodhur është vetëm shkatërrim, ndërtime pa leje, çmime luksi duke u bërë zot me bregun e shtetit. Sipas tij ka ardhur koha që shteti të marrë atë që i takon, atë që është publike për ta menaxhuar me mënyrën e vetme, duke i shërbyer qytetarëve kudo, si atyre vendas dhe qytetarëve të huaj.

 

Ora 11:36
4 të vdekur në Velipojë, kreu i KMSH: Nuk ka motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit Kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri!

Kreu i Komitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ngjarje e rëndë në Velipojë, ku mbetën të vdekur katër persona dhe dy të tjerë u plagosën.

‘Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit. Profeti (a.s.) ka thënë: “Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve.” Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti.’- shkruan Spahiu.

Ora 11:03
Vrasja e katërfishtë në Velipojë, reagon Voltana Ademi: Mund të ishte parandaluar, nëse do ishin dhënë sipas afateve hapësirat

1622044169_VoltanaAdemin.jpg

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Velipojën e tronditur nga 4 të vrarët në këtë sezon turistik ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Ajo shkruan se kjo duhet të jetë një alarm i fortë për strukturat e shtetit. Sipas saj humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë, do të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit.

"Konflikti i armatosur në mes të Velipojës, një zonë turistike dhe në mes të sezonit, mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do të ishin të pranishme në territor, në zbatim të Akteve Normative për orën policore për pandeminë, nëse do të kishin vepruar përpara sapo janë njoftuar gjatë ditëve të fundit për konflikt të mundshëm. Dita e sotme është një ditë dhimbje dhe ankthi, jo vetëm për familjet e përfshira në ngjarjen tragjike, por për të gjithë shkodranët e shqiptarët, brenda e jashtë vendit. Kërkoj me forcë, edhe në emër të shkodranëve, që strukturat e shtetit të funksionojnë, duke kryer detyrat e tyre në zbatim të Kushtetutës e ligjeve, në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës. Në Velipojë ngjarje të tilla janë shumë të rënda, konflikte të shkaktuara për sjellje dhe vendimmarrje të vonuara apo të munguara të shtetit", ka shkruar Ademi.

Ora 10:58
Vrasja në Velipojë, Meta: Policia e Shtetit të mbikëqyrë territorin e vendit! Rendi dhe siguria janë dëmtuar seriozisht, duhen masa të reja

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak pas mesnate në Velipojë, ku pas një përplasje me armë zjarri mbetën të vdekur 4 persona. Meta bën thirrje që Policia e Shtetit dhe e strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, të angazhohen maksimalisht për të mbajtur nën mbikqyrje territorin e vendit, që paraqet rrezik të shtuar për konflikte, me qëllim parandalimin në kohë të këtyre veprave të rënda penale.

Meta thotë më tej se rendi dhe siguria publike është dëmtuar seriozisht dhe kërkojnë masa të reja efektive për garantimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe të pronave të qytetarëve.

‘Përplasja me armë zjarri në Velipojë, me 4 viktima dhe 2 të plagosur, është një tjetër ngjarje tronditëse, që kërkon hetim të plotë të rrethanave dhe shkaqeve.

Prej kohësh i kam bërë thirrje, në mënyrë të vazhduar, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, të angazhohen maksimalisht për të mbajtur nën mbikqyrje territorin e vendit, që paraqet rrezik të shtuar për konflikte, me qëllim parandalimin në kohë të këtyre veprave të rënda penale.

Konfliktet me armë zjarri, që konsumohen në ambiente publike dhe në kulmin e sezonit turistik, vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e dhjetëra qytetarëve, por nga ana tjetër dëmtojnë seriozisht imazhin e Shqipërisë tek turistët vendas dhe të huaj.

Plazhet dhe qendrat e qyteteve tona nuk e meritojnë t'i ngjajnë shesh-betejave të "Wild West". Ndaj në këtë situatë, që duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe që çdo ditë prodhon fatkeqësisht viktima, secili autoritet i lartë shtetëror duhet të mbajë përgjegjësitë e tij të detyrës dhe të heqë dorë nga propaganda cinike, që nuk mund të mbulojë të vërtetat, që i shohim të gjithë.

Rendi dhe siguria publike është dëmtuar seriozisht dhe kërkojnë masa të reja efektive për garantimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe të pronave të qytetarëve.’- shkruan Meta.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 27/06/2021 16:04

    oo Lulushe mose harro se kure u hapen depute ne 97 ,kushe ishi ne pushtet dhe ai gabime do 100 vjete te rregullohet

    Përgjigju
  • Kirasiani: 27/06/2021 16:00

    Po ti kishe ndare me rregull moj shk.... femer,nuk do kishte sot 4 viktima!ti je shkaktarja kryesore e kesaj masakre!je ti qe bon matrapazlliqet me shazdhonet ne Velipoje,qe merr miliona para, o e pa fytyre qe del e lef si bu... qe je.

    Përgjigju
  • Rexhep kasap hajdar Leka [ kepi ]: 27/06/2021 14:32

    Shtet leshi e përsheshi me pas qen lyl krimineli hajdut karministër do kish ba çudina siç boni me rugën e kombit e me 21 janarin. Kurse ky hajduti ilir kak meta me bllok në dor është ekzenplari rrall i gjithi pall. Mjer Shqiptarët me kto lloi ndyrsyrash.

    Përgjigju
  • spak usa: 27/06/2021 12:37

    shdukeni kete dhamshkymen nga bashkija e shkodres dhe jepjani postin gomarit te cepanit , kurse lyl karabushin bejeni polici i bashkise phyy rrace muti jeni te gjithe, mjere populli qe pagun taksa per juve qener te pangopur. e shkatruut kete vend

    Përgjigju
  • Sifi: 27/06/2021 11:37

    Lul Basha kerkoja babes hapjen e armeve ne 97 ,qe vazhdojne vrasin dhe sot .Nuk ka faj policia se eshte mentaliteti shqiptarit qe konfliktin e zgjidh me dhune

    Përgjigju
  • Fshati: 27/06/2021 11:25

    Me siguri po te ishte Basha kryeminister dhe Voltana presidente sdo te ndodhte kurre nje gje e tille. Lulit ty duhet me ta ndryshu mbiemrin Lul tyyyyyyyyyt.

    Përgjigju
  • Ardiani: 27/06/2021 10:59

    cfare eshte kjo turpesi Zoti Basha..........Jane vrare njerzit per konflikte te castit, ne vend qe te ngushelloj familjet ai del e merret me Qeverin. Kan vdek 4 njerez , eshte tragjike po qa merresh me Qeverin, se ti do i ndalojsh keto vrasje po te ishe Kryeminister? Mos u thello ne Turp me shume. Dje ne Gjermani doli nje Njeri dhe theri me thike 9 Persona, tre vdiqen. Po tani, qenka e korruptuar dhe mafioze Gjermania. Je shum i turpshem....je per keqardhje

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 27/06/2021 11:36

      Sa me shume kesi majmuna vriten mes veti aq me mire per Shqiptaret dhe Shqiperine.

  • Pjeter: 27/06/2021 10:54

    Ik o rr k se le nam,ata ja rezultat i rrumpallizmit shteteror tuaj idiot,qe hyn vet me te dyja kembet ne llum si gjithmone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë