Një tjetër ngjarje ndërkombëtare e rëndësishme pritet të ndodhë gjatë kësaj vere në Helsinki me 16 korrik.
Takimi mes dy liderëve botëror, atij amerikan dhe atij rus është zgjedhur të zhvillohet në një vend të tretë. Të mërkurën njoftimi u bë nga Moska dhe Uashingtoni, pas takimit të Putin me këshilltarin e Sigurimit të SHBA, John Bolton.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, tha se samiti mund të bëhet pas takimit të muajit të ardhshëm të NATO-s në Bruksel. Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tensionuar për shkak të konfliktit sirian dhe aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.
Ndihmësi i lartë i politikës së jashtme të Kremlinit tha se bisedimet konfirmuan se dy presidentët do takohen në vendin nordik.
Më herët këshilltari i Presidentit rus, Yury Ushakov tha se takimi kokë më kokë i liderëve do të zgjasë disa orë dhe ka disa ngjarje të renditura në protokoll.
Këshilltari e quajti “ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare e kësaj vere”