Putin: Ka shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Putin: Ka shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe sekretari amerikan për siguri kombëtare, John Bolton

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tha sekretarit amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, se vizita e tij në Moskë jep shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA-së dhe Rusisë.

Putin dhe Bolton folën shkurtimisht për gazetarët, para nisjes së takimit të tyre në Kremlin.

Putin tha se i vjen keq që lidhjet midis dy ish-armiqve të Luftës së Ftohtë "nuk janë më të mirat".

"Rusia nuk ka bërë kurrë përpjekje për konfrontim. Shpresoj se sot mund të flasim për hapat që mund t'i bëjmë, për rivendosjen e marrëdhënieve në format të plotë, në baza të barazisë dhe të respektit", tha Putin.

Bolton tha se administrata amerikane synon stabilitetin global dhe sugjeroi se takimi i sotëm mund të çojë më tej kah ky qëllim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën