Avokati Spartak Ngjela reagoi pas ngjarjes në Uzinën e armëve në Gramsh, ku dy ushtarë u sulmuan nga dy rusë e një ukrainas. Në një postim në Facebook, Ngjela ngriti disa pyetje për kryeministrin Edi Rama në lidhje me planin e Ramës për t’u dhënë shtetësisë shqiptare të huajve.
Ngjela shkruan se Rama duhet të tërhiqet nga kjo çështje, pasi është me rrezik për vendin tonë ku spiunë mund të futen të kamufluar në vendin tonë.
"Kërkesa e Edi Ramës për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve pa kriter ligjor, nuk dihet se çfarë është: Është kërkesë e Moskës për të hyrë e kamufluar në Bashkimin Evropian? Është kërkesë e terrorizmit islamik radikal për të hyrë me kamuflim në Bashkimin Evropian? Është kërkesë e rretheve antiperëndimore për të penetruar qetësisht në Perëndim?
Apo kjo është mendjelehtësi e kryeministrit shqiptar që nuk e njeh historinë dhe prandaj nuk i kupton dot dasitë historike Lindje-Perëndim?! Nuk ka më rëndësi se cila nga këto pyetje i takon Ramës, se, fakti që këto dhe të tjera pikëpyetje si këto ngrihen në këtë çështje, ai duhet të tërhiqet. Megjithëse, çështja e dhënies së shtetësinë është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Shqipërisë. Të shohim...", shkroi Ngjela.
Në Uzinën e armëve në Gramsh, dy rusë (një burrë e një grua) dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarë mbrëmjen e të shtunës, pasi donin të futeshin brenda në Uzinë edhe pse nuk lejohej. Tre të huajt janë arrestuar pas dyshimeve se mund të jenë agjentë të Moskës. Ata i kanë mohuar akuzat, e thonë se janë blogerë me interes për uzinat ushtarake. Kjo ngjarje ka marrë vëmendjen jo vetëm të figurave me rëndësi në vend e Kosovë, por edhe të mediave ndërkombëtare.
-
100% dakord me ju z.Ngjela.Deshperimi e ka bere Ramen te ofroje cdo gje,pa pyetur per pasojat.Kur i shterpezojne idete e mira,do te filloje te nxjerre dhe keto nga e keqja.Tani vetem trupi i ka ngel pa shit,por me pare ka per te shitur shpirtin e //pioniereve e vullnetareve te Rames// qe i bejne hosana per cdo dalje e cdo tingull qe leshon.
Përgjigju -
Po zoti ngjela ashtu eshte nuk e luan topi shko shih ndenje film tani
Përgjigju -
A i ka dale ndenjeher i sakte parashikimi ketij apo vetem ne endra
Përgjigju -
Po perderisa po e ben rama do te thote qe e ka pare te arsyeshme keshtuqe sduhet te nderhyje asnje
Përgjigju -
Se kuptoj pse dalin dhe japin mend keta. Sduhet te nderhyjne ne punen e rames
Përgjigju -
Aman ngeli ky ti japi men rames
Përgjigju -
Di vet ca b rama nuk keni pse i jepni men ju
Përgjigju -
Po ik mor plakush ca thu ti se sti mer njeri parasysh opinionet
Përgjigju -
Po tju kishte degju ju rama sdo ishte ber shqipria kaq e arrir sa sot
Përgjigju -
Sikur ti dinit e ti kuptonit gjonat ashtu sic propozon vet kryeministri yhy do ishit m tzgjuar po qenke ndiku dhe ti ehe
Përgjigju -
Po pse kshu ti mor Ngjela a u ndikove nga spiunat dhe hajduti a
Përgjigju -
Rama i di shume mire punet qe ben
Përgjigju -
ka ik koha jote spo te kerko njeri mendim ty o zoteri
Përgjigju -
bobo sle rast pa fol ky plakushi
Përgjigju -
boll dhe mend o spartak se spo ti kerkon njeri
Përgjigju -
ky sle lajm pa komentu eshte bo bajat fr
Përgjigju -
akoma vazhdon ky spartaku me kto idjotsirat e veta
Përgjigju -
po ik o spartak mos fol mo budalliqe
Përgjigju -
Tako,neser avazi,neser..... Trekendeshi revolucionar trebrinjëshëm ( dy antiamerikano-perëndimorë plus nje kryesociopat) jane ne funksionim,eficience te plote per te mbrojtur pasurine qe kane vjedhur e grabitur,krimet monstruoze qe kane bere gjate ketyre 32 vjeteve,per te varferuar shqiptaret dhe zbrazur Shqiperine nga shqiptaret,kane koordinuar planet,veprimet,qellimet e tyre te mbrapshta. Meqenese USA i ka premtuar shqiptareve se do bej drejtesi,POPULLI po pret. E nese kjo sdo ndodhe,ky popull i shumvuajtur,i drobitur do ta bej edhe njehere stermundimin e fundit,para se te shuhet nga dheu fara e tij.
Përgjigju











Komente
Komento