Një ditë pas sulmit të dy ushtarëve në Uzinën e Armëve në Gramsh, nga 2 rusë dhe një ukrainas, Report Tv mëson se ata ishin të pajisur me të gjitha mjetet logjistike për të kryer filmime të plota. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia. Këto mjete do të ndihmojnë autoritet në hetime, pasi kanë të filmuar të gjitha pikat që kanë vizituar në Shqipëri.

Dy rusët dhe ukrainasi po hetohen si spiunë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkuar në Prokurorinë e Elbasanit. Hetimet për këtë ngjarje po ndiqen nga kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili ka urdhëruar një serë veprimesh hetimore si kontrolli i celularëve, ku kanë qëndruar në Shqipëri etj.

Report Tv ka udhëtuar në fshatin Cekin, aty ku ndodhi incidenti në Uzinën e Gramshit dhe ka arritur të sigurojë dëshminë e banorëve të zonës të cilët thonë se makinën e autorëve e kishin parë prej 10 ditësh në zonë, rreth uzinës.

Për ngjarjen ka pasur edhe një reagim nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili deklaroi se rusët dhe ukrainasi ishin pikasur dhe mbajtur nën vëzhgim. Duke u ndalur tek situata gjeopolitikë në rajon dhe në botë, ministri i Mbrojtjes tha për gazetarët se incidenti nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm dhe se kanë të drejtë të dyshojnë për spinuazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake dyshohet si spiun.

‘Nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm, por ne nuk mund të nxitohemi të nxjerrim konkluzione, por gjithsesi fakti që është reaguar dhunshëm nga këta shtetas të huaj na bën të jemi më të vëmendshëm për ta hetuar deri në fund. Tani janë në pyetje dhe hetim që të tre shtetasit e huaj që si e thashë mbajnë pasaporta ruse dhe ukrainase. Është jo normale që ngjarje të tilla ti trajtojmë sikur të ishte politika lokale e ditës. Sepse këto janë kritike sidomos edhe deklarime sidomos të faktorëve politikë, deklarime të institucioneve shtetërore vërehen, analizohen, komentohen dhe mund të kthehen edhe në një problem shumë më të madh se vetë ngjarja. Nuk mund të them nëse janë blogerë apo jo. Kemi të bëjmë me një ngjarje se ka dhunë brenda. Janë futur në një ambient ku nuk duhet të lejohet të futen. Kemi të drejtë të dyshojmë pasi për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh ’- tha Peleshi.

Reagimet në lidhje me ngjarjen, Peleshi i bëri nga QSUT-ja ku vizitoi edhe dy ushtarakët e plagosur, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, të cilët tashmë kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu Report TV ka mësuar ekskluzivisht emrin e ukrainasit që është arrestuar një ditë më parë bashkë me dy shtetasit rus, i cili quhet Fiodor Mihailoviç, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë janë Svetlana Timofoeva e Mikhail Zorin. Ata janë marrë në pyetje por kanë mohuar se janë agjentë. Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Incidenti i Gramshit, ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare, të cilat flasin për spiunazh. Lajmi është pasqyruar edhe nga Moscow Times.

Si ndodhi ngjarja?

Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus. 

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Akuzohen për 3 vepra penale, ja sa rrezikojnë të dënohet 2 rusët dhe ukrainasi që hynë në uzinën e armëve në Gramsh

1661085854_64001661060226xautosdf1661032270329.jpg

2 rusët dhe ukrainasit Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç  akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Sipas Kodit Penal këto vepra parashikojnë dënime deri në 1 vite burg.

Çfarë parashikon Kodi Penal për këto 3 vepra penale

Neni 237
Goditjet për shkak të detyrës

Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 213
Dhënia e informatave sekrete

Dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër një fuqie të huaj për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 214
Sigurimi i informatave

Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Ora 22:15
Sulmi i ushtarëve në uzinën e Gramshit, zbardhen 3 akuzat që rëndojnë për 2 rusët e ukrainasin

1661087626_1661063538Screenshot4.jpg

Pas arrestimit të ukrainasit dhe 2 rusëve, Policia e Elbasanit ka zbardhur akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se ndaj Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç  rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Ora 16:35
Incidenti me rusët në Gramsh, banorët e zonës për Report Tv: Makinën e tyre e kemi parë prej 10 ditësh në zonë, rrinte rreth uzinës

Report Tv ka udhëtuar në fshatin Cekin, aty ku ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Gazetarja Enxhi Musaj ka arritur të sigurojë dëshminë e banorëve të zonës për ngjarjen, ku dy rusët dhe ukrainasit tentuan të futen në uzinë, ndërsa sulmuan me spraj kimik edhe dy ushtarët shqiptarë. Një prej banorëve të zonës, Pëllumb Duzha shprehet se makinën luksoze me targa ukrainase e ka parë prej 10 ditësh në rreth Uzinës ushtarake dhe në Gramsh, por i kanë konsideruar si turistë dhe nuk kanë pare diçka të dyshimtë më parë.

Ndërsa dy banorë të tjerë shpren se nuk kanë qenë në vendngjarje e nuk e kanë parë incidentin. Ngjarja për to thonë ata sjell frikë e dyshime, por praninë e sprajit kimik në çantë nuk e cilësojnë si diçka të jashtëzakonshme pasi turistët sipas tyre mbajnë gjithmonë lendë të tilla për vetëmbrojtje

“Nuk kam qenë këtu, dje por edhe un nuk është se kam informacion të kem parë diçka. Po kalamajtë. Jo unë se kam parë makinën, iki çdo ditë në punë. Nuk është e thënë s ena bën përshtypje, se është edhe periudhë turistësh. Edhe mund ta kem parë, por nuk e kam pas mendjen. Vijën ët huaj, por edhe banorë të zonës që vijnë me makinat e tyre nga Greqia, Italia dhe s’të bën përshtypje, s’të tërheq vëmendjen. Ka ngjallur pak frikë? Po edhe po. Edhe ajo mendohet. Vjen spontanisht. Mesa kam unë informacione turistët mbajnë edhe spraj mbrojtës”, tha Mir Lazi.

“Siç e dëgjuam nga njerëzit, erdhi policia, ambulanca. Dje e kanë parë makinën duke qarkulluar në zonë. Çuni ka parë një makinë dje”, tha Baftiar Llapushi.

Ora 16:08
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, Osmani: Jam në kontakt me Begajn, Kosova e gatshme për çdo ndihmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reguar pas incidentit në uzinën e Gramshit. Osmani shkruan se ka telefonuar homologun e saj, presidentin Bajram Begaj duke i ofruar atij mbështetje, ndërsa ka theksuar se autorët e sulmit duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.

Ora 15:46
Sulmi në Uzinën e Gramshit, ja çfarë u gjet në makinën e rusëve, nga droni te aparatet fotografikë

 

Report Tv mëson se në makinën me tagra ukrainase, që po përdorej nga rusët dhe ukrainasi gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparatë fotografikë, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ora 15:35
Flet ushtari që u sulmua në Gramsh! Ja si ndodhi ngjarja

Njëri nga ushtarët e sulmuar nga rusët dhe ukrainasi mbrëmjen e djeshme, tregoi detaje se si ndodhi ngjarja. Ai tha se në fytyrë kishin shumë djegie gjë që bëri t’u ikë shikimi, po pastaj e kapën sulmuesin edhe e mbajtën në vend derisa njoftuan policinë.

“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.

Këtë, ushtari e tregoi teksa po bisedonte me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shkoi në ambientet e spitalit të QSUT-së.

Ora 15:11
Sulmi në Uzinën e armëve në Gramsh, Gledis Nano mbërrin në Prokurorinë e Elbasanit

Elbasan-1.jpg" style="height:440px; width:780px" />

Hetimet për ngjarjen në Uzinën e armëve në Gramsh ku dy rusë e një ukrainas sulmuan dy ushtarë po ndiqen nga kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Ajazi ka urdhëruar një serë veprimesh hetimore si kontrolli i celularëve, ku kanë qëndruar në Shqipëri etj. 

Dy rusët (një burrë dhe një grua) dhe ukrainasi u morën sërish në pyetje ku mohuan të jenë agjentë. Ndërkaq, në Prokurorinë e Elbasanit për ngjarjen mbërriti edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Ora 15:09
Sulmuan ushtarët në uzinën e Gramshit, Report Tv mëson ekskluzivisht emrin e ukrainasit të arrestuar

 

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht emrin e ukrainasit që është arrestuar një ditë më parë bashkë me dy shtetasit rus pas ngjarjes në uzinën e Gramshit. Emri i ukrainasit të arrestuar është Fiodor Mihailoviç. Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe Svetlana Timofoeva e Mikhail Zorin

1661087626_1661063538Screenshot4.jpg

Ora 13:31
Albin Kurti reagon për ngjarjen në Gramsh: Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, në kontakt me të Shqipërisë për zbardhjen e ngjarjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas incidentit në Uzinën ushtarake në Gramsh ku dy rusë e një ukrainas sulmuan dy ushtarë pasi tentuan të futen me forcë në uzinë.

Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës dënoi incidentin dhe bëri me dije se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës është në kontakt me atë të Shqipërisë për të zbardhur sa më shpejt rrethanat e ngjarjes.

 “U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues. Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Ora 13:13
Sulmi i rusëve në Gramsh, Ervin Karamuço: E paralajmërova rrezikun e spiunëve 4 muaj më parë

1661080886_karamuco.jpg

Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ka reaguar pas ngjarjes në Gramsh ku dy rusë e një ukrainas sulmuan dy ushtarë, duke thënë se këtë ngjarje e kishte paralajmëruar. Para 4 muajsh ai tha se ekzistonte rreziku që spiunë rusë mund të maskoheshin si turistë në Shqipëri.

Ai përmendi rastin e një fotografoi rus që është arrestuar si i dyshuar në Egjipt, e që autoritetet ruse kanë bërë të mundur që të kthehet në rusi. Një gazetar bullgar tha se rusja që ishte pjesë e treshes që sulmoi dy ushtarët në Gramsh është parë në shoqërinë e këtij fotografi.

“Përpara 4 muajsh paralajmërova rrezikun rus të inteligjencës me mbulim turistik. Kanë vite që e bëjnë në vendin tonë dhe nuk ishte shumë e vështirë ta parashikoje. Kërkova gatishmëri dhe vigjilencë institucionale dhe publike. Disa menduan për konspiracion, të tjerë për imagjinatë të shfrenuar profesionale. Gjithsesi që mbrëmë ka shumë dhimbje koke në Kremlin. Lavrovi e pati shumë të lehtë ta kthente në shtëpi "asetin" Lana nga Egjypti. Me Tiranën zyrtare mbase do ta ketë më të vështirë. Diplomacia dhe gjyqësori jonë janë para një sprove të fortë”, u shpreh Karamuço.

 

Ora 11:50
Sulmi në Gramsh, dy ushtarakët lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore

Dy ushtarakët që u sulmuan në Gramsh nga dy rusë (një burrë e një grua) dhe një ukrainas janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata u larguan pas vizitës së Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në spital.

Dy ushtarët Albi Bici dhe Ardian Xhaka janë nxjerrë nga një dalje e dytë e toksikologjisë në QSUT, në mënyrë që të shmangnin përballjen me mediat që ishin aty.

Ora 11:28
Sulmi nga agjentët rus ndaj ushtarëve në Gramsh, Yuri Kim: Qendrojmë me aleatin tonë, përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi

1658999933_Screenshot5.jpg

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj 2 ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh. Kim u uron shërim të shpejtë 2 ushtarëve, ndërsa bën thirrje që përgjegjësit e sulmit të mbajnë përgjegjësi.

‘Fola me ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit tw Pwrgjithshwm dhe u urojmw shërim të shpejtë 2 ushtarëve të plagosur mbrëmë duke mbrojtur objektin ushtarak. Ne qëndrojmë me aleatin tonë dhe autoritetet të hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit.’- shkruan Yuri Kim.

Ora 09:41
U sulmuan nga rusët, ja si është gjendja shëndetësore e 2 ushtarëve shqiptar

1661030164_fg1.jpg

Dy ushtarët shqiptarë të cilët u sulmuan me spraj kimik nga një rus teksa po e ndalonin që të futej në Uzinën e Armëve në Gramsh, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy ushtarët shqiptar Albi Bici dhe Ardjan Xhaka pritet që të lënë sot spitalin, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Ora 09:34
Ministria e Mbrojtjes për Report Tv: Në Uzinën e Gramshit nuk kishte municione në sasi të mëdha, përdoret për demontimin e armëve

Në Uzinën e Armëve Gramshit nuk kishte municione në sasi të mëdha. Ky është prononcimi i Ministrisë së Mbrojtjes për Report Tv, e cila bën me dije se baza e Gramshit momentalisht përdoret për demontimin e armëve të tepërta.

Ora 09:03
Sulmi ndaj ushtarëve shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, presidenti Begaj: Parandalim të çdo situate që cënon sigurinë kombëtare, të zbardhet ngjarja

Pas incidentit që ndodhi një ditë më parë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan nga një shtetas rus me spraj kimik në fytyrë, ka reaguar presidenti i vendit Bajram Begaj. Begaj thotë se është në komunikim të vazhdueshëm më strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat shton se i inkurajon për zbardhjen e ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare. Në postimin  e tij në rrjetet sociale, presidenti shpreh mirënjohjen për dy efektivët e Forcave të Armatosura.

‘Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare. Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!’- shkruan Begaj.