Ngjarja në Lazarat, 25-vjeçari
 i arrestuar përkrahës i ISIS

Ngjarja në Lazarat, 25-vjeçari<br /> i arrestuar përkrahës i ISIS
LAZARAT - 25 vjeçari, Xhuliano Malo, i cili u prangos sot nga policia e Gjirokastrës në fshatin Lazarat në kuadër t; operacionit për ndalimin pjesëtarëve të grupit të zjarrit, rezultuan të jetë një mbështetës i islamit radikal.

Nga një vëzhgim në rrjetin social “Facebook” dallohen qartë foto të që tregojnë simpatinë e tij për këtë devijim te vesë dhe vendet islamike, teksa kujtojmë që vetëm pak kohë më parë në Lazarat u arrestua një grup adoleshentësh që në rrjetet e tyre sociale shprehnin simpatinë për grupin terrorist ISIS.

Xhuliano Malo po qarkullonte me mjetin e tij tip “Benz” pa targa kur u ndalua nga policia në fshatin Lazarat, teksa gjatë kontrollit të mjetit pas neutralizimit të 25-vjeçarit u gjet një arsenal armësh.

A1 Report sjell foto nga materialet e sekuestruara nga policia mes të cilave një kallashnikov një pushkë model 63, një pushkë model 56, një thes me fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër kallëpe tritoli, 2 radiomarrëse për distancë deri në 5 km , tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si kokainë.

Patrulla e policisë ku humbi jetën efektivi I RENEAS, u qëllua me breshëri armesh pikërisht në momentin që ishte nisur drejt vendit ku ndodhej makina e 25-vjeçarit.


xhulio malo makina

xhuliano malo
 Foto të tjera..

Sipas njoftimit të policisë për ngjarjen Xhuliano Malo ka qenë neutralizuar nga efektivët e policisë para se të qëllohej mbi mjetin tip Volswagen me targa MB 060 AA, ku udhëtonin forcat e RENEA-s, ku humbi jetën Ibrahim Basha dhe mbetën të plagosur.

Sipas policisë forcat e RENEA-s ishin nisur për t’iu ardhur në ndihmë efektivëve të FNSH-së të cilët kishin neutralizuar.

Gjithashtu po gjatë kësaj kohe është bërë shoqërimi edhe i 7 shtetasve të tjerë nga fshati Lazarat për të konfirmuar nëse kanë lidhje me ngjarjen ose jo.

xhuliano malo
(Në foto Xhuliano Malo)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë