Ngjarja në Elbasan, policia jep detajet: Edhe në 2018 nuk iu bind policisë...

Ngjarja në Elbasan, policia jep detajet: Edhe në 2018 nuk iu bind policisë...

1580810908_skdi.jpg
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së ndodhur ditën e sotme ku një person u arrestua pas një ndjekje që nga qyteti i Korçës.

Sipas policisë rreth orës 09:00,  njoftimi paraprak ka ardhur nga Korça duke njoftuar se makina Pasat i zi me targa Greke IEH 3922,  nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë në Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Menjëherë  në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara  bllokuesit e rrugës të vendosura për ndalimin e tij, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet  policisë në Elbasan.

Për kapjen e tij janë angazhuar edhe Forcat Shqiponja, ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan  në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke bllokuar rrugën,.

Por edhe këtu Ardilent Shehu ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 të tjerë .

Ardilent Shehu 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Ky person sipas policisë edhe  në vitin 2018 , ka kryer të njëjtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonjësit  të policisë për të ndaluar. Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa atuomjetesh.

Ndërkohë policia thekson se nuk ka pasur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.


Lajmi kryesor:

Ndjekje si nëpër filma që nga Korça! Thyhet postblloku në Elbasan, arrestohet autori i dehur që shkaktoi 5 të plagosur, mes tyre një polic (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë: Reagime të shumta pas regresit në lirinë e mediave

Kosovë: Reagime të shumta pas regresit në lirinë e mediave