TIRANË-Deputetja, Luiza Xhuvani, ka njoftuar lënien e mandatit si anëtare e Kuvendit pas ngjarjes se sotme. Deputetja tha se i ka paraqitur kryeministrit Edi Rama dorëheqjen.
"Dhimbja e një nëne që e ka të pamundur të marrë përsipër fajin e së birit. Edhe unë e dhe Gjergji përfaqësojmë një familje që nuk ka asnjë lidhje me krimin. Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e vet, por me sa duket kemi qenë të pafat në këtë drejtim. Kjo nuk ka lidhje me familjen e Kostandinit, as me prindërit e tij, as me mandatin që nëna e tij përfaqëson.Janë 4 familje që sot vajtojnë, dhe kërkojnë drejtësi, dhe drejtësia duhet të bëjë drejtësi, e duhet t'i trajtojë të gjithë si të barabartë. Kostandini është djali im, e do të jetë djali im, e një nënë duhet të jetë në krah të djalit të saj. Në pamundësi për t'i shërbyer zonës që përfaqësoj, kam kërkuar dorëheqjen nga kryeministri. Mos i ndodhtë asnjë prindi ajo që më ka ndodhur mua, e mos i ndodhte akujt ajo tragjedi që i ka ndodhur kësaj familje ", deklaroi Luiza Xhuvani.
Kryeministri, Edi Rama, e ka vlerësyar si etik aktin e deputetes dhe ka deklaruar se drejtësia do të jetë e barabartë për të gjithë pa dallim./ATSH/
/Shqiptarja.com