GREQI- Një ngjarje e rend ka tronditur ishullin grek, Santorini. Një i ri shqiptar pasi ka rrahur pronarin e tij e ka djegur me vodka dhe e ka braktisur brenda hotelit të tij, për 200 euro borxh që ia kishte biznesmeni te riut.

Nikos Halaris është 69 vjeçar pronari i hotelit ku u gjet i djegur në ishullin turistik grek Santorinis dhe punëdhënësi i vetë autorit të tij.

Policia ka arritur në gjurmët e autorit nëpërmjet kamerat e lokaleve pranë hotelit pasi vete hoteli nuk kishte kamera sigurie.

Sipas burimeve të mediave grek, policia raportoi se i riu shqiptarë ndodhej në gjendje shoku kur u morr në pyetje. “Mu turbullua mendja” ka thënë  ai shprehimisht duke qarë. Ai pohoi se ka shkuar mbrëmjen e së enjtes në hotelin ku edhe punonte për të kërkuar borxhin dhe se nuk kishte qëllim veprim që bëri, por më pas situata agravoj.

Megjithatë autori shqiptarë nuk ishte i panjohur për policinë greke pasi ai është arrestuar edhe dy herë të tjera më parë, për hyrje të paligjshme në kufirin grek. Ai ka thënë shprehimisht se kalonte kufirin grek me këmbë në mënyrë që të punonte e të ndihmonte familjen e tij ekonomikisht.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Të tjera detaje/ Emri, ky është 20-vjeçari shqiptar që vrau dhe dogji pronarin grek të hotelit,


Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek të Santorinit.

Ky në foto sipas Top Channel është Indrit Lleshi, 20 vjeçari shqiptar, i cili është vënë në pranga nga policia greke, me akuzën se ka vrarë një 69-vjeçar, pronar hoteli në Greqi dhe i ka djegur kufomën e tij. Greku ishte ish-punëdhënësi i të riut shqiptar.

Sipas asaj që raportohet nga mediat e vendit fqinj, Lleshi ka pranuar se ka qenë ai që ka vrarë dhe viktimën.