Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një i ri 22 vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte.

Për pasojë i riu i identifikuar si K.T ka humbur jetën. Vetëm pas ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 22 vjeçarit. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.


Lajmi kryesor:

Dy të rinj humbin jetën në Vlorë e Durrës! Rrëzohen nga katet e larta të pallateve ku banonin