‘Ngjarje të rëndësishme dhe zhvillime të mëdha ekonomike’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara (VIDEO)

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  31 tetor  deri në 6 nëntor) ai tha se gjatë kësaj jave do të zhvillohen çështje të rëndësishme në fushën ekonomike.

Lëvizja planetare dhe Eklipsi Diellor i ndodhur pak ditë më parë, ka ndikuar në të gjitha shenjat duke rikuperuar problemet e së shkruarës dhe duke diktuar për të nisur këtë përiudhë diçka të re. Jo gjithmonë, sinjalet që marrim janë të drejtpërdrejta, prandaj duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, pasi do të zhvillohen çështje të rëndësishme në fushën ekonomike financiare. Për të gjithë ata që kanë patur problem, është momenti i duhur për t’i zgjidhur dhe për të “trokitur” në dyert e duhura. Eshtë një periudhë që priten të zhvillohen ngjarje të rëndësishme, pasi ky ishtë eklipsi i vetëm në 7 vitet e fundit. Do të vemë re që deri në Prill të 2023 do të kemi shumë ndryshime dhe zhvillime të mëdha, të cilat nisin pikërisht në këtë fillim Nëntori.  

Parashikimi i yjeve për javën 31 Tetor – 6 nëntor për secilën shenjë:

Dashi

Fillimi i mbarë, gjysma e punës, Dashi do të nisë mbarë këtë javë, me zhvillime dhe mundësi të reja. Për ata që kanë nisur një punë të re ose kanë bërë një shitje është një periudhë e mirë me ndikime shumë të mëdha. Dashi këtë periudhë ka dy gjera pozitive: stabilizimin ekonomik dhe nismat e reja. Vetëm se duhet të jenë pak të kujdesshëm me ligjin dhe me dokumentacionet, pasi mund të jetë një problem i madh për të nesërmen. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Ujor dhe Luan duket se janë të mbara.

Demi

Shenja e ndikimeve pozitive. Demi është ndikuar nga ky eklips, ka qenë një javë e vështirë për ta, por tani është momenti për të filluar diçka të re në lidhje me punën, karrierën, në lidhje me udhëtimet, në lidhje me një problem që kanë patur në çështjet gjyqësore duket se tani do të marrin zgjidhje. Ështe një kohë ideale për stabilizim dhe për zgjidhje problemesh. Problemet e Demëve nuk kanë qenë në aspektin ekonomik, por në atë ligjor. Shenja e Demit është shenja më perfekte, është i drejtë dhe drejtësinë e kërkon, nuk bën keq, por të tjerët mund të abuzojnë. Është momenti për të hapur sytë dhe për të arritur në gjërat që dëshironi. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshë dhe me Ujor kanë mundësi të mira, kurse me Bricjap, Demi shkon shumë, por grindet për gjëra fare të vogla.

Binjakët

Shenja e komunikimit dhe marrjes së vendimeve të rëndësishme. Edhe pse të tjerët mund të flasin shumë për Binjakët, një gjë është e qartë, Binjakët janë shumë të pastër. Është një periudhë shumë e mirë stabilizimi, me zgjidhje problemesh në fushën e karrierës dhe atë ekonomiko-financiare. Do të jeni ndihmë në fushën e biznesit. Në çështjet shpirtërore Binjakët duhet të kenë kujdes dhe vëmendje me Akrep ose me Peshk, sepse grinden për gjëra që me të vërtetë mund të jenë të vogla dhe të parëndësishme. Eshtë një javë e qetë dhe e stabilizuar.

Gaforrja

Shenja e urtësisë, e punës dhe stabilizimit. Ka një moment tani, Gaforrja, psh. ka një biznes të madh, një udhëtim të rëndësishëm, një zgjidhje problemi, një dokument, një sistemim apo rregullim shtëpie, etj - është pikërisht ky momenti për të vepruar. Ka ardhur koha që ana ekonomike të fillojë stabilizimin, ndërsa në çështjet shpirtërore duhet të bëjnë pak kujdes, pasi mund të kenë disa probleme sidomos në lidhje me Peshore dhe Dash. Me Peshoren duhet të tregohen më të kujdesshëm, pasi mund të arrijë lidhja deri në ndarje. Gaforrja është e drejtëpërdrejtë dhe shumë familjare, por ndikohet shumë nga fjalët e të tjerëve, ndaj duhet të jetë e kujdesshme që të mos ketë keqkuptime.

Luani

Shenja e lumturisë dhe vërtetësisë. Luanët janë shumë këmbëngulës, diçka që e duan e realizojnë. Është momenti për të stabilizuar fushën ekonomike, punën, udhëtimet, etj. Është koha e përshtatshme për nisma të reja. Luani ka patur ndikim shumë të madh nga eklipsi diellor dhe kjo është diçka pozitive për të arritur në gjera të rëndësishme dhe për të zgjidhur probleme të së shkuarës. Eshtë koha më ideale dhe më perfekte për këtë shenjë, madje mund të themi se kjo është shenja më e favorizuar e Nëntorit sipas ndikimit planetar. Për ata që janë jashtë, në diasporë dhe që janë në dilemë psh. për të blerë një shtëpi apo jo, t’a blejnë pa e diskutuar fare, pasi është momenti ideal për ta, Nëntori është muaj i begatë për Luanin. Sa i takon anës shpirtërore duhet t’i japin më shumë rëndësi për të qenë të lumtur në të ardhmen.  

Virgjëresha

Ndryshimet, dedikimet, ëndrrat në sirtar do të bëhen realitet. Nëse Virgjëreshat duan një punë të dytë, duhet të nisin diçka të tyren, pasi ata kanë zgjuarësinë, maturinë dhe përkushtimin. Virgjëreshat janë njerëz të punës, ata mund të lenë shtëpinë e tyre për të rregulluar punën e të tjerëve, por ka ardhur momenti të shikojnë pak në favorin e tyre, e kanë lenë veten pak pas dore si dhe njerëzit që i rrethojnë duke qenë të përkushtuar shumë me punën e tyre. Kjo në fakt është dhe arsyeja pse Virgjëreshat janë të suksesshme në punë dhe janë të parët kudo, ata janë drejtues të lindur, janë shumë të aftë në fushën e shitjes dhe menaxhimit. Për Virgjëreshën është shumë e rëndësishme ekonomia dhe pavarësia financiare. Ka ardhur momenti për të nisur një punë të dytë, për ata që e kanë menduar, pra është momenti i duhur për të marrë nisma të reja në çdo fushë, pasi themelet që krijohen tani do të jenë vërtetë shumë të forta. Në fushën sentimentale, të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë tani. Lidhjet me Dem, Akrep dhe Peshk janë pozitive.

Peshorja

Shenja e nismave të reja dhe e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen. Peshorja ka ndikim shumë të mirë në këtë periudhë, sidomos 10-të ditëshi i parë, fiton një gjyq prej 12 vitesh. E drejta do të triumfojë për Peshoret. Tre muajt e fundit, Peshoret kanë patur disa probleme, por ka ardhur momenti tani për të zgjidhur gjithçka, madje të tjerët do të jenë ata që do t’i kërkojnë ndjesë kësaj shenje. Moment i mirë për të stabilizuar anën ekonomike dhe për të arritur çdo qëllim në fushën e punës dhe karrierës. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Dash janë të mira, ndërsa me Bricjap është perfektja.

Akrepi

Shenja e vendimeve dhe sugjerimeve. Për Akrepët është koha e nismave dhe ndryshimeve. Shumë Akrepë kanë të bëjnë me mjekësinë, me shkencën, shpikjet – të gjitha këto ndodhin në Nëntor. Gjithsesi edhe pse ky muaj është muaj i mirë, duhet të tregohen të kujdesshëm këtë javë, sidomos me timonin. Nëse keni varësi nga veset e këqija është një moment shumë i mirë tani për rikuperim, kjo për të gjitha shenjat, pasi Hëna e re dhe eklipsi që ishte në Akrep jep mundësi shumë të mira tani, duke ndihmuar për të larguar pa lodhje gjërat që na ndikojnë për keq. Moment i mirë stabilizimi ekonomik. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Gaforre janë pozitive.

Shigjetari

Shenja e ekonomisë dhe stabilizimit financiar. Për Shigjetarët, 10-të ditëshi i tretë duket se është më i favorizuari në lidhje me ekonominë, por dhe 10-të ditëshi i parë. Për Shigjetarët ka gjithmonë punë, por ata nuk kanë kohën në dispozicion, ndaj duhet të përshpejtojnë pak. Është një moment shumë i mirë tani për bashkëpunime të frutshme pune, sidomos në lidhje me Bricjap, Virgjëreshë dhe Dem. Një bashkëpunim i tillë është i pathyeshëm. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshë dhe me Peshk janë perfekte, bashkim familjar ose një lidhje e re me Dem është momenti më ideal dhe pozitiv. Pak vëmendje në udhëtime!

Bricjapi

Shenja e dashurisë, dhembshurisë, fatit, e nismave dhe e vendimeve që do të marrin. Bricjapët kanë dy gjëra kryesore: një çështje pune e lenë përgjysmë dikur është momenti që duhet t’a përfundojnë si dhe duhet të kërkojnë sigurinë në nisma apo punë të reja që mund të fillojnë. Mundësitë janë të mëdha këtë javë për të stabilizuar situata si dhe për të ngritur ekonominë. Në çështjet shpirtërore nuk kanë qenë aty ku duhet, kanë patur disa shqetësime. Nëse do shkojnë pas në kohë do kuptojnë që kanë humbur shanse, por mos preokupohen por të jenë vigjelentë, pasi mund të ndodhin pikërisht tani disa mundësi për ta. Është një moment ideal ky për Bricjapët në këtë fushë. Duhet të jenë pak të kujdesshëm në lidhje me shëndetin, pasi e kanë lenë pas dore.

Ujori

Shenja e studimeve dhe e blerjeve. Ujorët studiojnë shumë dhe blejnë shumë. Ata rrinë me muaj duke e studiuar dhe shqyrtuar një çështje. Ujorët do të arrijnë majat nëse mbajnë këtë drejtim. Është momenti i tyre pozitiv i stabilizimit të ekonomisë, të punës, të ndryshimeve, etj. Kanë pasur një problem ligjor jashtë, diaspora, është një moment i mirë për të dalë faqebardhë, është momenti i tyre. Në fushën shpirtërore lidhjet me Peshore dhe Binjak, me Binjak sidomos mund të ketë grindje, por janë grindje dashurie. Ujorët duhet të tregohen pak më të butë në bisedime dhe asnjëherë mos mbyllin çështje ditën e Shtunë, pasi e Shtuna është pak problem për ta. Stabilizimi ekonomik është i mbarë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë fushë.

Peshqit

Shenja e drejtësisë dhe intuitës. Peshqit zakonisht ndjekin intuitën e tyre, atë që mendojnë e kthejnë në veprim, nuk marrin fjalë të huazuara atë çka thonë të tjerët, por ecin me intuitën dhe mendimin e tyre. Në lidhje me stabilizimin ekonomik, puna, karriera, marrje vendimesh të rëndësishme, etj gjithçka shkon mbarë. Dita e Hënë, e Martë dhe e Enjte janë ditë shumë të mira për sa i përket punës. Sa i takon anës shpirtërore lidhjet me Peshore dhe Luan janë ideale. Edhe pse mund të duket sikur kanë grindje me këto shenja e kanë gabim mos e lenë pas dore, pasi kombinimet e Peshqëve me këto shenja janë vërtetë ideale dhe shkojnë deri në martesë.

MC//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?