Ngjarjet kryesore në botë gjatë vitit 2014

/ATSH-AFP/ - Më poshtë vijojnë ngjarjet kryesore në botë që shënuan vitin 2014:
JANAR
- 20 janar - CENTRAFRIQUE - Catherine Samba-Panza u zgjodh presidente e tranzicionit nga Parlamenti duke pasuar Michel Djotodia, i detyruar të jepte dorëheqjen.
SHKURT
- 21 shkurt - ITALI - Matteo Renzi (i qendrës së majtë, 39 vjeç, bëhet kryeministri më i ri i Bashkimit Evropian. Ai njoftoi një plan të rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike dhe një reformë kushtetuese.
- 18 shkurt - UKRAINË - Forcat e sigurisë ndërmarrin një sulm kundër manifestuesve pro-evropianë, të cilët kishin pushtuar sheshin Pavarësia (Maïdan) në Kiev që prej tre muajsh. Dhuna shkaktoi më shumë se 100 të vdekur në tre ditë. Presidenti, Viktor Janukovitç u arratis në Rusi. Një miliarder pro-perëndimor, Petro Poroshenko u zgjodh për ta pasuar më 25 maj.
MARS
- 8 mars - MALAJZI/AKSIDENT - Një Boeing 777 i "Malaysia Airlines" që kryente linjën Kuala Lumpur-Pekin u zhduk me 239 persona në bord. Pavarësisht kërkimeve intensive nuk u gjet asnjë gjurmë e avionit MH370.
- 16 mars - UKRAINË/KRIME/RUSI - Krimeja, një rajon autonom rusofon në jug të Ukrainës, vendos nëpërmjet një referendumi aneksimin e saj në Rusi. Ky aneksim dënuar nga Kievi dhe perëndimorët shkaktoi krizën më të rëndë diplomatike me Moskën që prej shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik.
Në muajin prill, një kryengritje separatiste proruse filloi në lindje të Ukrainës. Kievi tenton që prej asaj kohe të rimarrë kontrollin, me çmimin e luftimeve të përgjakshme, ku si pasojë kanë humbur jetën më shumë se 4 700 persona.
Pas një armëpushimi të nënshkruar më 5 shtator, shumë pak i respektuar, një armëpushim tjetër u arrit më 9 shtator. Bisedimet mes grupit të kontaktit të përbërë prej përfaqësuesve të Kievit, Moskës dhe OSBE-së dhe separatistëve prorusë rifilluan më 24 dhjetor në Minsk duke mundësuar një shkëmbim masiv të të burgosurve.
PRILL
- 14 prill  - NIGERIA - 276 gjimnazistë u rrëmbyen në Chibok (verilindje), një rrëmbim i marrë përsipër nga islamikët e Boko Haram. Disa prej tyre arritën të arratisen. 219 vazhdojnë të jenë të zhdukur.
- 16 prill - KORE E JUGUT - Një traget koreano-verior që transportonte 476 persona, u mbyt pranë brigjeve jugore të gadishullit duke shkaktuar më shumë se 300 të vdekur, 250 prej të cilëve gjimnazistë. Kapiteni, i cili kishte lënë anijen, ndërsa qindra pasagjerë kishin mbetur të bllokuar u dënua me 36 vjet burg.
- 27 prill  - VATIKAN - Për herë të parë në historinë e Kishës Katolike dy papë, Jean XXIII dhe Jean-Paul II u lumturuan nga papa Françesku, praninë e paraardhësit të tij, Benedikti XVI.
MAJ
- 24 maj - BELGJIKË - Një person hap zjarr në Muzeun hebre të Brukselit duke vrarë katër persona. Vrasësi i dyshuar, Mehdi Nemmouche, një francez me origjinë algjeriane u arrestua në Marsejë më 30 maj.
- 25 maj - ZGJEDHJE EVROPIANE - Presion i fortë nga partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptikëve veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe në Francë. Partia popullore evropiane (PPE, qendra e djathtë) mbetet forca e parë e Parlamentit të ri. Kandidati i tij, Jean-Claude Juncker u zgjodh president i Komisionit Evropian më 15 korrik.
- 26-28 maj - EGJIPT - Ish-shefi i ushtrisë , Abdel Fattah al-Sissi u zgjodh president rreth një vit pasi rrëzoi dhe arrestoi paraardhësin e tij islamik, Mohamed Morsi.
QERSHOR
- 19 qershor - SPANJË - Felipe VI, 46 vjeç, mbreti i ri i Spanjës pason babain e tij, Juan Carlos, i cili abdikoi nga froni pas 38 vitesh mbretëri.
- 29 qershor - IRAK/SIRIE - Xhihadistët e organizatës së Shtetit Islamik shpallin një kalifat në Irak, ku kanë marrë 40 për qind të territorit pas një ofensive të dhe Siri.
SHBA-ja dhe një koalicion ndërkombëtar nën drejtimin e Uashingtonit ndërmorën në muajin gusht-shtator bombardime kundër Shtetit Islamik që vazhdon mizoritë e përgjakshme kundër popullsisë dhe ekzekutuar pesë pengje perëndimore.
KORRIK
- 8 korrik - IZRAEL/PALESTINEZË - Izraeli ndërmerr operacionin "Bordura mbrojtëse" në Rripin e Gazës për ndërprerjen hedhjes së raketave nga Hamasi. Operacioni që zgjati 50 ditë shkaktoi rreth 2 200 të vdekur palestinezë dhe më shumë se 70 izraelitë.
Që prej verës, dhuna u rrit pas vrasjes së tre izraelitëve, zbuluar më 30 qershor dhe vrasjen e një rë riu palestinez djegur më 2 korrik.
- 17 korrik - MALAJZI/UKRAINË - Një Boeing 777 i "Malaysia Airlines" që kryente linjën Amsterdam-Kuala Lumpur (vol MH17) u godit në fluturim mbi një zonë të kontrolluar nga separatistët prorusë në lindje të Ukrainës. Rreth 298 persona humbën jetën, 193 prej të cilëve holandezë.
GUSHT
- 8 gusht  - EBOLA - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dekreton mobilizimin botëror përballë epidemisë së ethes hemoragjike Ebola. Më 1 dhjetor, epidemia ka shkaktuar më shumë se 6 900 të vdekur, kryesisht në Liberia, Sierra Leone dhe në Guine, sipas OBSH-së.
- 9 gusht - SHBA/DHUNË - Vdekja e të riut me ngjyrë të paarmatosur. vrarë nga një polic në Ferguson (Misuri), shkaktoi përleshje të rënda raciale. Në fund të muajit nëntor, një shpërthim tjetër i shunës pas mbylljes së procesit gjyqësor kundër policit.
Në dhjetor mijëra manifestues protestuan kundër dhunës policore duke kërkuar drejtësi pas vdekjes të të riut me ngjyrë vrarë nga policët.
SHTATOR
- 18 shtator - BRITANI E MADHE - "Jo" fiton hapur me 55,3 për qind të votave gjatë referendumit për pavarësinë e Skocisë. Rezultati ishte një zhgënjim i madh për kryeministrin rajonal gjysmëautonom, Alex Salmond, i cili kishte arritur një mbështetje spektakolare në fund të fushatës, por nga ana tjetër ishte një lehtësim i madh për kryeministrin britanik, David Cameron, i cili ndihej "i përhumbur" ndaj prespektivës së shpërbërjes së Britanisë së Madhe.
- 26 shtator - SKANDALI NË MEKSIKË - Zhdukja e 43 studentëve në Shtetin Guerrero (jug), të cilët mendoheshin të ishin masakruan nga një grup kriminal narkotrafikantësh duke tronditur vendin dhe zhytur në një krizë të rëndë politike dhe manifestime të përditshme.
- 28 shtator - HONGKONG/KINË - Dhjetëra mijëra manifestues pro demokracisë, pjesa më e madhe studentë zbritën në rrugt e Hong Kongut për të kërkuar vendosjen e një votimi të vërtetë popullor në ish-koloninë britanike.
- 29 shtator - AFGANISTAN - Ashraf Ghani u betua si presidenti pas tre muajve krizë politike. Dy kandidatët në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah nënshkruan  një marrëveshje për vendosjen e një qeverie të bashkimit kombëtar.
TETOR
- 10 tetor - NOBEL - Çmimi Nobel për paqe i jepet adoleshentes pakistaneze, Malala Yousafzai dhe indianit, Kailash Satyarthi për luftën e tyre kundër shfrytësimit të fëmijëve.
- 21 tetor - AFRIKË E JUGUT - Kampioni paraolimpik, Oscar Pistorius u dënua për vrasje të pavullnetshme, me pesë vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij në vitin 2013.
- 22 oct - KANADA/ISLAMIZËM - Një person i armatosur vrau një ushtar dhe hapi panik në Parlament. Një punonjës i parlamentit theksoi se kishte numëruar 20 të shtëna automatike në sallën e Parlamentit.
NËNTOR
- 4 nëntor - SHBA/ZGJEDHJE - Zhvillim historik për demokratët në Kongres gjatë zgjedhjeve në mes të mandatit. Më 20 nëntor, Barack Obama ofron një zgjidhje të përkohshme për pesë milionë klandestinë.
- 23 nëntor/22 dhjetor - TUNIZI - Beji Caid Essebsi (88 vjeç), shef i partisë anti-islamike, Nidaa Tunes, fiton zgjedhjet e para presidenciale të lira në historinë e vendit, rreth katër vjet pas revolucionit në muajin janar 2011 që solli Pranverën Arabe.
DHJETOR
- 1-14 dhjetor  - MJEDIS - Në Lima, 196 vende pjesëmarrëse në koferencën e OKB-së për klimën arrijnë një marrëveshje në kuadër të përgjithshëm për angazhimet e ardhshme përreduktimin e emetimeve të gazit me efekt serë.
- 15 dhjetor - AUSTRALI - Një militant islamik radikal me origjinë iraniane merr peng 17 persoba në një kafe në Sidnei. Dy pengje dhe pengmarrësi humbën jetën dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën.
- 16 dhjetor - SULM NË PAKISTAN - Të paktën 148 persona, 132 prej të cilëve fëmijë u vranë pas një sulmi nga një komando rebele talebane në një shkollë ushtarake për fëmijë në Peshauar, qyteti kryesor në veriperëndim të Pakistanit.
Luftimet mes ushtrisë dhe rebelëve talebanë vazhdojnë në vend. Sulmi u mor përsipër nga rebelët talebanë, të cilët theksuan se donin të hakmerreshin për luftëtarët e tyre të vrarë në ofensivën ushtarake kundër tyre në bastionet në zonat fisnore në afërsi të Peshauarit.
Më 17 dhjetor, qeveria heq moratoriumin për dënimin me vdekje, në fuqi që prej vitit 2008.
-17 dhjetor - SHBA/KUBA - SHBA-ja dhe Kuba u angazhuan në një afrim historik duke njoftuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin komunist, ndërprerë që prej një gjysmë shekulli.
- 17/24 dhjetor - SHBA/PIRATIM - Sony Pictures anulon publikimin e filmit "Intervista që vret !", një komedi satirike që përfshin liderin korano-verior, Kim Jong-Un, pas një sulmi informatik të pazakontë kundër kompanisë "Sony", sipas autoriteteve amerikane.
- 28 dhjetor - MALAJZI/AVION - Një Airbus A320-200 i kompanisë malajziane AirAsia me 162 persona në bord u zhduk nga kontrolli ajror pas ngritjes nga ishulli Java. Pak pas ngritjes, pilotët njoftuan për kushte e vështira meteorologjike. Bëhet fjalë për dramën e tretë për një kompani ajrore malajziane në vitin 2014.
- 28 dhjetor - GREQI - Një traget italian "Norman Atlantic" me 476 persona në bord u përfshi nga flakët. "Norman Atlantic" transportonte 476 persona, 56 anëtarë të ekuipazhit dhe 422 pasagjerë. Zjarri që përfshiu tragetin shkaktoi tetë të vdekur.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!