NGJARJET/ Kush është Ilir Bajri i arrestuar në aksionin e RENEA-s, ja krimet që i rëndojnë mbi shpinë

Familja Bajri është një nga më të njohurat në Shkodër, ndërsa një pjestar i saj u arrestua sot nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet. Policia bëri me dije se Ilir Bajri ishte mes personave të përgjuar prej tyre dhe u arrestua një natë më parë në aksionin e RENEA-s. Burime policore bëjnë me dije se Ilir Rustemi (Bajri)  rezulton të jetë autor i disa krimeve bashkë më të vëllanë Behar Bajri dhe i dyshuar në disa të tjera.

Sipas policisë së Shtetit, Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. 

Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Ndërsa i arrestuari tjetër, Ilir Bajri Ilir akuzohet se në 4 gushtit të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët. 

Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nushi: 06/09/2018 12:29

    Kapni kryesoret. ENVER BAJRIN DHE SOKOL LICIN

    Përgjigju
  • Ilo: 06/09/2018 12:25

    Nuk besoj se Basha minister nuk e ka ditur sic nuk dinte gje per te vraret e 21janarit se po ta kishte ditur me kete "ashpersi" qe po denon krimin keto dite do e kishte cuar pas hekurave pa nje pa dy

    Përgjigju
  • Gggg: 06/09/2018 11:42

    Ka bere tere keto vrasje dhe ishte i lire???? Ah politikane qelbesira se faji i juaj eshte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi