Në ditarin e gazetarit Ernest Koçi! Nga shpërthimi i Armando Brojës te Briken Calja kampion bote, Europiani ‘ringjall’ futbollin...Ngjarjet më të rëndësishme sportive të 2021

Nga shpërthimi i Armando Brojës te Briken Calja kampion bote, Europiani ‘ringjall’ futbollin...Ngjarjet më të rëndësishme sportive të 2021.

9 janar 2021

Vllaznia i dha një goditje të fortë Teutës në luftën për titull më 9 janar duke e mposhtur me rezultatin 1-0. Me këtë fitore shkodranët e vendit të parë shkuan 9 pikë plus ndaj Teutës ndjekëse. Kjo ecuri i bëri shkodranët të festonin para kohe, duke ndezur qytetin me këngë dhe fishekzjarre.

10 janar 2021

Në kundërshtim me masat për pandeminë dhe pa asnjë lajmërim është mbledhur nw 10 janar asambleja e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, e cila ka votuar për shkarkimin e presidentit Viron Bezhani. Ky i fundit deklaroi (Sinkroni më 11 janar) se në këtë çështje ka dorë politika dhe se çështjen do ta çojë në prokurori.

21 janar 2021

Erald Çinari, futbollisti i Partizanit i dënuar me 4 muaj pezullim nga FIFA, nuk mund ta kishte imagjinuar as një ëndërr një rikthim të tillë në aktivitet. Sulmuesi shkodran ishte autori i golit të fitores 1-0 për Partizanin në derbin me Tiranën, që u luajt në Elbasan Arena. Goli i shkodranit më 21 janar riktheu Partizanin te fitoret në derbi pas disa rezultateve negative.

1 shkurt 2021

Federata e Basketbollit më 1 shkurt mori lejen për të rinisur aktivitetin pas 11 muajsh për shkak të pandemisë, por koha e mbetur në dispozicion ishte e pakët për të mbyllur një sezon normal. Sekretari i federatës së basketbollit Korab Llazani tha se mund të bëhen ndryshime në strukturën e aktiviteteve, por shtoi se Liga Unike me Kosovën do të zhvillohet.

25 mars 2021

Kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja i nisi eliminatoret e Botërorit me datë 25 mars kundër Andorës në transfertë. Edhe pse në letër ishte një ndeshje e lehtë kuqezinjtë ia dolën me rezultatin minimal 0-1 falë golit të realizuar nga Lenjani në minutën e 41.

28 mars 2021

Ndeshja e radhës ishte tre ditë më pas, me 28 mars kundër Anglisë në ‘Air Albania’ ku ashtu siç pritej ‘Tre Luanët’ fituan me rezultatin e pastër 0-2, me golat e Harry Kane Mount. Kjo humbje tregoi se kuqezinjtë e kishin ende të pamundur për t’u përballur me të tillë kundërshtarë, ndërsa Anglia ishte e destinuar për kreun e grupit.

31 mars 2021

Me datë 31 mars Kombëtarja kishte në kalendar ndeshjet e tretë radhazi në harkun kohor të shtatë ditëve. Përballë kuqezinjtë kishin San Marinon dhe më shumë mundim bënë detyrën, duke fituar 0-2 me golat e Rey Manajt dhe Myrto Uzunit. Pas 3 ndeshjeve të parë 6 pikë ishin detyrim dhe nuk kishte asnjë surprizë, por ndienja se mund të ishte bërë më shumë.

17 prill 2021

Më 17 prill Fidel Ylli u zgjodh presidenti i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ish-deputeti i Partisë Socialiste mori 40 vota, ndërsa kishte një diferencë të theksuar me kundërshtarët.

Para asamblesë zgjedhore pati akuza të forta për procesin, që u konsiderua politik, por edhe korruptiv. Kjo sepse sipas Martin Bibës, një prej kandidatëve për president, janë paguar nga 4-6 mijë euro për një votë.

19 prill 2021

Me anë të një komunikate 12 klubet më prestigjioze të Europës njoftuan krijimin e kompeticionit të ri të quajtur Superliga, që do të zëvendësonte Champions League. Kjo garw e re kishte për qëllim rritjen e ndjeshme të fitimeve të klubeve pjeswmarrëse.Njoftimi u bw pavarësisht kërcënimeve të UEFA-s dhe FIFË-s për t’i përjashtuar nga çdo organizim tw tyren.

21 prill 2021

Superliga europiane dështoi ende pa nisur. Tërheqja e gjashtë klubeve angleze ka hedhur në erë projektin pavarësisht se organizatorët e kwsaj gare u zotuan ta provojnw në të ardhmen. Sakaq presidenti i UEFA  përshëndeti ngjarjet dhe bëri thirrje për bashkim.

2 maj 2021

11 vite pritje morën fund. Inter u shpall matematikisht kampion i Seria A për sezonin 2020-2021. Zikaltërit fituan 0-2 kundër Crotone-s, ndërsa barazimi 1-1 i Atalanta-s kundër Sassuolo-s vendosi pikat mbi i katër javë para fundit, pasi diferenca me vendin e dytë shkoi në 13 pikë. Rikthimi i Interit si kampion i dha fund hegjemonisë së Juventusit që prej 9 vitesh fitonte titullin e Seria A.

9 maj 2021

Fitorja kundër Vorës me 9 mars e ngjiti matematikisht Dinamon në Superligë pas 9 vitesh. Ky sukses u festua edhe nga tifozët të cilët pavarësisht kufizimeve të pandemisë ishin të pranishëm në kompleksin ku u zhvillua ndeshja.

21 maj 2021

Një penallti e dyshishmtë e kthyer në gol nga Erald Marku i mjaftoi Vllaznisë të mposhtë Partizanin në Air Albania një javë para fundit të kampionatit. Një disfatë që dogji shumë të kuqtë, pasi zbritën nga vendi i parë në të tretin dhe shanset për titull thuajse u zeruan. Në përfundim të ndeshjes përveç presidentit Demi, pjesa tjetër drejtuese e Partizanit bënë akuza të forta ndaj arbitrit.

26 maj 2021

Teuta u shpall kampione e Shqipërisë, duke siguruar titullin në javën e fundit falë fitores spektakolare 6-1 kundër Apolonisë. Pikërisht rezultati i thellë i dha avantazhin ‘djemve të detit’, pasi sezonin e mbyllën me pikë të barabarta me Vllazninë, që fitoi 2-0 kundër Laçit. Për Teutën ky ishte trofeu i dytë në histori që vinte pas 27 vitesh, ndërsa u festua me afro një mijë tifozw që ishin në tribunën kryesore të stadiumit pavarësisht se nuk lejoheshin për shkak të pandemisë.

Pavarësisht se humbën kampionatin për shkak të golavarazhit tifozët e Vllaznisë i kanë duartrokitur futbollistët dhe i kanë përgëzuar si të kishin marrë titullin. Pas fitores me Laçin përfaqësuesit e klubit kanë hedhur edhe aludime për fitoren tenistike të Teutës kundër Apolonisë.

29 maj 2021

Chelsea u shpall kampion i Europës për sezonin 2020-2021, pasi fitoi Champions League. Skuadra e trajnerit gjerman Tuchel mposhti me rezultatin minimal 1-0 Manchester City-n e Pep Guardiolës. Finalja u luajt me praninën e 12 mijë tifozëve në Portugali dhe u vendos në pjesën e parë. Për Chelsea-n ky ishte titulli i dytë në Champions League.

31 maj 2021

Vllaznia u shpall për herë të shtatë kampione e Kupës së Shqipërisë pasi mposhti në finale 1-0 Skënderbeun. Trofeu i fituar në Air Albania ndezi Tiranën nga tifozët shkodran, të cilët përveçse në kryeqytet festuan gjatë edhe në rrugët e Shkodrës.

Në përfundim të ndeshjes protagonistët e dy skuadrave u shprehën:

7 qershor 2021

Një emër i madh tradite në futbollin shqiptar, Flamurtari, zbriti në Kategorinë e Dytë, duke prekur fundin e historisë. Vlonjatët u mposhtën në ndeshjen e ‘play-off-it’ nga Tërbuni me penallti, pasi 120 minutat u mbyllën me shifrat 0-0. Në fund kishte lot te futbollistët e Flamurtarit, ndërsa te Tërbuni festa ishte e madhe për rikthimin në Kategorinë e Parë.

11 qershor 2021

Kontinenti i vjetër, Europa, duke filluar nga 11 qershori u gozhdua për 30 ditë me rradhë para ekranit për të ndjekur kampionian Europian, i programuar në 2020, por që u shty me një vit për shkak të pandemisë. Lajmi i mirë është se ky kompeticion në 60 vjetorin e tij riktheu tifozët në stadium pas një periudhe të gjatë ku ndeshjet luheshin pa praninë e publikut për shkak të pandemisë. E veçanta e këtij Europiani ishtë se ndryshe nga çdo herë tjetër ai u zhvillua në 11 stadiume të ndryshme. (kronika në xmam me 10 qershor)

12 qershor 2021

Ky europian pati edhe një specifikë të veçantë, pasi një futbollist i Danimarkës, shumë i njohur për tifozët, Christian Eriksen, rrezikoi jetën në fushën e futbollit. Futbollisti që është pjesë e Interit pësoi një sulm në zemër, duke frikësuar botën e futbollit, por fatmirësisht arriti të shpëtonte. Sot e kësaj dite Eriksen nuk luan më futboll, për shkak se në zemrën e tij ndodhet një aparat që e pamundëson, të paktën në Itali.

6 korrik 2021

Italia është finalistja e parë e kampionatit europian. ‘Axurrët’ e drejtuar nga Roberto Mancini kanë eliminuar me penallti në gjysmëfinalen e Londrës Spanjën, pasi 120 minutat duke përfshirë edhe shtesën u mbyllën me rezultatin 1-1. (kronika xmam 7 korrik 2021)

7 korrik 2021

Për herë të parë në histori me 7 korrik 2021 Anglia siguroi një finale të kampionatit europian. Në gjysmfinale ‘tre luanët’ kanë mposhtur 2-1 në shtesë Danimarkën.

11 korrik 2021

Falë lojtarit më të mirë të Europianit, Gianluiggi Donaruma, Italia u shpall kampione për herë të dytë në histori. Skuadra e drejtuar nga Mancini mposhti me penallti Anglinë në Uembley të Londrës, pasi 120 minutat përfunduan me shifrat 1-1. Për ‘axurrët’ ky ishte një triumf i papritur pasi në fillim të Europianit askush nuk e parashikoi si favorit. (kronika me 12 korrik ne xmam)

Stund up: “Një pjesë e mirë e këtij kampionati europian janë ndjekur edhe në ‘Fan Zone’ ku shumë tifozë kanë mbështetur ekipet e tyre edhe pse kjo dukej shumë e vështirë për shkak të pandemisë. Në përfundim të finales kishte tifoz të zhgënjyer, por edhe të lumtur.”

28 korrik 2021

Briken Calja, peshëngritësi që Shqipëria kishte varur të gjithë shpresat për medaljen e parë historike në Lojrat Olimpike, ka humbur podiumin vetëm për një kilogramë. Sportisti shqiptar është renditur i katërti në dygarësh në kategorinë 73 kilogramë me 341 kilogramë në total, një më pak se medalisti i bronxtë nga Indonezia Abdullah.

2 shtator 2021

Në tokën polake më 2 shtator kuqezinjtë e kombëtares u thyen me rezultatin 4-1, por ndienja e pas ndeshjes ishte e fortë. E para për shkak se loja tregonte ndryshe nga rezultati dhe plus kësaj Shqipëria u ndje e vjedhur nga arbitri i ndeshjes. Humbja përjeton keq në një kohë kur dihet se në eliminatoret e Botërorit vetëm vendi i parë kualifikohet, ndërsa vendit të dytë i rezervohen dy ndeshje ‘play-ofi’.

5 shtator 2021

Në një situatë si kjo, ku jo vetëm kombëtarja por edhe tifozët ishin të demoralizuar, kuqezinjtë fituan sfidën pasardhëse ndaj Hungarisë me datë 5 shtator në Elbasan Arena. Goli i fitores u realizua nga Armando Broja në minutën e 87, 10 minuta pasi hyri si zëvendësues në fushën e lojës. Dhe nuk ishte një gol dosido.

8 shtator 2021

Një nga momentet më të mira të kombëtares ishte në përballjen numër 6 të grupit kur priti San Marinon në ‘Elbasan Arena’ më 8 shtator. Kuqezinjtë e fituan këtë sfidë me shifrat e thella 5-0 ku realizuan me rradhë Manaj, Laçi, Broja, Hysaj dhe Uzuni.

9 tetor 2021

Më 9 tetor në tokën hungareze Shqipëria fitoi një nga ndeshjet më të rëndësishme për fazën eliminatore të një botërori. Kuqezinjtë ia dolën 0-1 kundër Hungarisë ku protagonist absolut edhe njëherë tjetër ishte Armando Broja.

Ky trepikësh e ngjiti për herë të parë Shqipërinë në vendin e dytë në grup dhe u dha kuqezinjtë shpresën e madhe se Katar 2022 nuk do ishte thjeshtë një mirazh.

12 tetor 2021

Më 12 tetor, Tirana ngjante si një arenë e madhe kuqezi, për shkak se për herë të parë që prej fillimit të pandemisë u lejuan 22 mijë tifozë, në atë që ishte ndeshja për jetë a vdekje. Fatkeqësisht për kombëtaren në këtë ndeshje pati shumë futbollistë të prekur me COVID dhe kartona, por si të mos mjaftonte kjo Reja zgjodhi që Broja ta niste edhe njëherë nga stoli pavarësisht se në 3 ndeshjet e fundit me kombëtaren kishte realizuar gol. Për fatin e keq kjo ndeshje u humb me rezultatin 0-1, duke lënë një zhgënjim tepër të madh. Kjo situatë percipitoi edhe gjatë lojës, me tifozët e kombëtares që për disa minuta ndërpresë ndeshjen për shkak të sendeve të hedhura në fushë.

12 nëntor 2021

Sfida e radhës ishte në nëntor, por përtej faktit se matematike e lejonte tifozët nuk guxonin të ëndërronin, përveç trajnerit Reja, pasi përballë ishte Anglia. Me 12 nëntor në ‘Ëembley’ kuqezinjtë u shkatërruan me rezultatin 5-0, por mbresën më të keqe e la loja.

15 nëntor 2021

Ndeshja e fundit në grup u luajt me 15 nëntor në Air Albania dhe Shqipëria fitoi minimalisht 1-0 kundër Andorës. Pavarësisht se në fund u renditëm më vendin e tretë, me 18 pikë që ishin rekord në një fushatë kualifikuese, kritikat ishin të pafundmë.

24 nëntor 2021

Zbulohet në media skandali i madh i federatës shqiptare të futbollit, që me veprimet e saj për të shmangur një vendim gjykate përfundon duke iu bllokuar llogaritë nga përmbarimi. Kjo për shkak të transaksioneve të dyshimta bankare, por edhe sepse ka kryer veprime në emër të klubit të Tiranës, duke shmangur pagimin e një gjobe prej 600 milionë lekësh që bardheblute kanë ndaj një pale të tretë. Sot e kësaj dite FSHF vijon me llogari të bllokuara, ndërsa çështja ka përfunduar në dyert e prokurorisë.

10 dhjetor 2021

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja me 10 dhjetor arriti rezultatin historik në kampionatin Botëror. Elbasanasi fitoi medalje të artë në stilin e shkëputjes dhe dy të argjendta në dygarësh dhe shtytje. Calja për më tepër ishte shumë pranë të artës në dygarësh, por e humbi atë vetëm për një kilogramë. Peshëngritësi shqiptar ngriti në total 342 kilogramë, një më pak se kundërshtari nga Indonezia Abdullah.

 

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krenare per ju shqipe: 31/12/2021 16:22

    bravo Brikenit rezultati i te cilit Ishtar arritja me e madhe per sportin shqiptar dhe boksierit te Tirones Alban Beqiri medal je bronxi ne botrorin e serbise .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë