Ngjashmëri e habitshme

Ngjashmëri e habitshme

Tek shikoja një emision televiziv mbi Korenë e Veriut, ku shfaqej Kim Jong Un, i rrethuar nga servilët e tij, nga gjeneralë, oficerë, civilë dhe zyrtarë të lartë të atij shteti diktatorial, seç më ngjau me një pjesë të politikës në Shqipëri. Mu kujtuan vitet kur qeveriste ish-lideri, se si i rrinin mbrapa servilët, me bllok shënimesh dhe stilolaps, dhe shënonin “thëniet e udhëheqësit, me pikë dhe me presje”. Tek shikoja Kim Jong Un, të fliste me xhestikulacione para popullit që e brohoriste (nuk e kuptoja pse) seç mu kujtuan vitet kur qeveriste ish-lideri, takimet e “përzemërta me popullin opozitar”, fjalimet e tij, dhe ulurimat nga salla dhe sheshet, për udhëheqësin.

Një ngjashmëri e habitshme. Sa ngjasin ish-komunistët, sa  ngjasin në gjithçka, madje edhe të vetët i bëjnë si vetja. Mjafton të dëgjosh në takime, komisione, televizione, salla dhe mbledhje rrugice ata që e përkrahin udhëheqësin (që jam i bindur se ata do ta braktisin sapo ai të largohet nga politika) për tu bindur për ngjashmërinë politike mes tij dhe Kim Jong Un. Nuk është aspak e nevojshme ti biesh “ në gjunjë” liderit, nuk është e nevojshme “të mbash shënime kur ai flet dhe mban fjalime”.

Këto janë reminishenca të sistemeve komuniste. Flet udhëheqësi, ti duhet të mbash shënim citatet e tij, ndryshe…Dhe kjo ka ndodhur dikur, por kjo ndodh edhe sot. Në çdo cicërim të atyre që ka PD-ja e Rithemelimit, patjetër do të përmendet ish-lideri si “frymëzuesi, ideatori, dhe krijuesi i partisë, shtetit, demokracisë, lirisë, ajrit, ujit, detit”..etj..etj. Budallalliqe të mbartura nga sistemi i kaluar, por të jetësuara në kohë të tjera, me aq vendosmëri nga ata që duhej të ishin ndryshimi në atë parti. PD-ja e Rithemelimit, (por edhe ajo e Bashës) në mentalitet  dhe prakticitet ka mbetur në 1985.

Akoma dhe sot rinia e asaj partie, apo dhe pleqësia politike, mbajnë veshët dhe sytë nga ballkoni, nga fjalimet e udhëheqësit, nga citatet e tij, nga direktivat e tij, nga urdhërat e tij. U thotë ai “të premten para bashkisë Tiranë”, dhe ata turren në orarin dhe ditën fikse. U thotë ai, “pengoni dhe bllokoni punimet e Keshillit Bashkiak, kaloni kangjellat dhe hidhni tymuese”, dhe ata nuk e “bëjnë dysh fjalën e tij”.

Ngjashmëri të tilla, në një vend postokomunist,  që ka vendosur demokracinë, vetëm në Shqipëri mund të gjesh dhe dëgjosh. Por më katastrofale mbetet mënyra se si flasin dhe reagojnë edhe “të rinjtë” e asaj force politike. Njëlloj (toidhio) si udhëheqësi, në çdo fjalë, fjali, deklarata shtypi dhe reagime personale dhe institucionale kur ndërrmarrin ndonjë “aksion opozitar”. Fati i Edi Ramës, që të qëndrojë edhe nja 3 mandate të tjera pas 2025 në qeverisje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë