Ngjashmëria me “Xhesurin”, Ledion Zoi: Jam aktor më i mirë se Kivanç Tatlitug

Ngjashmëria me “Xhesurin”,  Ledion Zoi: Jam aktor më i mirë se Kivanç Tatlitug

Aktori turk Kivanç Tatlitug dhe ai shqiptar Ledion Zoi

Shumë e kanë krahasuar me aktorin e famshëm të serialeve turke Kivanç Tatlitug , por ai mendon se është aktor shumë më i mirë. Këtë e ka pohuar në emisionin Rreze Dielli Report Tv, Ledion Zoi, i cili ishte ftuar për të folur për shfaqjen më të fundit ku është prortagonist “Këmbëzbathur në park”, një komedi amerikane që tregon vështirësitë e një çifti të sapomartuar ku Zoi është protagonist së bashku me Anila Ballën. I pyetur se si ndihet kur e krahasojnë me “Xhesurin” Zoi tha se Kivanç Tatlitug, mund të jetë më i famshëm, por jo më i aftë profesionalisht se ai.

Profesionalisht nuk është se ndihem mirë. Do më pëlqente më shumë ti ngjaja Robert Redford sesa Kivanç Tatlitug. Kivanç është një aktor shumë i bukur, është shumë i famshëm, por unë besoj se jam më i mirë se ai si aktor.Do më pëlqente të luaja telenovela nëse do të kisha bërë 2 role shumë të mirë në filma.

Ledion Zoi, aktor

Aktori turk Kivanç Tatlitug dhe ai shqiptar Ledion Zoi

Ndërkaq , i pyetur se çfarë mendon për telenovelat turke që kanë mbërthyer publikun shqiptar, ai u shpreh se ato janë thjesht për konsum.

Ka njerëz që venë në palestër 1 herë në 3 ditë, ka njerëz që venë në palestër çdo ditë. Të vesh një herë në 3 ditë kjo do të thotë që ti merresh më shumë me muskujt, merr masë, i dedikohesh më shumë muskujve. Nëse shkon çdo ditë, shkon për të hequr. Telenovelat janë një gjë që jepen çdo ditë, pra është një gjë për tu hequr, konsum.

Ledion Zoi, aktor

“Këmbëzbathur në Park” vjen për herë të parë si premierë për publikun shqiptar nën regjinë e Lorin Terezit. Bëhet fjalë për një komedi që rrëfen jetën e një çifti të sapomartuar. Kori dhe Pol vihen përballë një beqari 60-vjeçar, komshi me çiftin, si edhe mamasë së Korit, e mbyllur në rutinën e saj. Dy të rinjtë në qendër të dramaturgjisë, kollaj të identifikueshëm në realitetin shqiptar, luftojnë ndërmjet pritshmërive të jashtëzakonshme të tyre mbi jetën dhe realitetit rutinor dhe ekzistencial. Pjesë e kastit janë edhe aktorët e mirënjohur Ermira Gjata dhe Ardian Cerga.

Aktorët Ledion Zoi dhe Anila Balla në studion e "Rreze Dielli"

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ajla: 11/01/2019 12:36

    ik ore fytyr majmuni ku ke lidhje ti me u krahasu me ate . shikoje fytren tende ne pasqyr me syte pa xham

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika