Avokati Spartak Ngjela, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi dhe gazetari Ylli Rakipi janë bërë protagonistë të një përplasje verbale në studio televizive.
 
Të ftuar në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, Ngjela e Rakipi kanë shprehur qëndrime të kundërta sa i takon reformës në sistemin e drejtësisë si dhe çështjen e Kelmend Balilit. Ngjela ka akuzuar se ai është i lidhur me kreun e LSI, Ilir Meta, ndërsa ka hasur në rezistencën e gazetarit Ylli Rakipi.   
 
Ky ka qenë momenti kur debati ka degraduar në fyerje personale mes Ngjelës dhe Rakipit.
 
Sipas Ngjelës, nga reforma në drejtësi do të sakrifikohen ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i LSI, njëherazi kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
 
Tensioni është rritur kur Ngjela i tha Rakipit: “Ti ke ardhur i pirë në emision dhe ke problem disniveli”.
 
Rakipi ia ka kthyer: “Ti je i çmendur dhe idiot noterik".