Per herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, gjashtë gjyqtarë të lartë u bashkuan me popullin e tyre kundër sunduesve grabitqarë”.

Kështu shprehet avokat Spartak Ngjela pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e PD për ligjin e Vettingut.

Sipas Ngjelës sot duhet festuar, pasi shqiptarët pas pesëqind vjetësh, me ndihmën e paçmuar të Amerikës dhe Bashkimit Europian hapen rrugën e tyre për të rrokur realisht identitetin e tyre të mohuar europian.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës
 
Gjykata Kushtetuese rrëzoi banditizmin
 
Per herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, gjashtë gjyqtarë të lartë u bashkuan me popullin e tyre kundër sunduesve grabitqarë.
 
Ky ishte një sukses i madh. Duhet festuar! Shqiptarët pas pesëqind vjetësh, me ndihmën e paçmuar të Amerikës dhe Bashkimit Europian hapen rrugën e tyre për të rrokur realisht identitetin e tyre të mohuar përdhunisht: ata tani janë europiane, madje nga më të vjetrit e këtij Kontinenti të lavdishëm.
 
Tani, shpejtësia në veprimet administrative duhet të jetë e gjitha në dobi të shqiptarëve. Trokiti më në fund fati real i shqiptarëve në derën e Shqipërisë së tyre.
 
Sot fillon procesi përfundimit të mbijetesës shqiptare. Shqiptarët kanë qenë, deri sot, në procesin e gjatë të mbijetesës së tyre.
 
Ai sot përfundoi, sepse ne sot hyme në Perendim me përkrenaren e Gjergj Kastriot Skenderbeut... Shqiptarët sot çelën portën e madhe për të hyrë në vendin e tyre historik.



dy.b/shqiptarja.com