Ngjela: Ja pse Sali Berisha
bëri rezistencë kundër SHBA

Ngjela: Ja pse Sali Berisha<br />bëri rezistencë kundër SHBA
Avokat Spartak Ngjela ka renditur disa arsye se pse ish-kryeministri, Sali Berisha, sipas tij vijoi rezistencën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke iu referua betejës kundër Reformës në Drejtësi.

“Pse vazhduan një rezistencë aq të gjatë kundër Amerikës një grusht njerëzish të korruptuar në Shqipëri? Arsyeja kryesore nuk ishte politike por proceduriale: "Ta zvarrisim sa më gjatë procesin e Reformës, se "kush e di se çfarë ndodh". Ky ishte intencioni kryesor. Pastaj vijnë me radhë: Që të mos tremben gjyqtarët e të japin dorëheqjen; Që të tregojë se Saliu është i fortë, dhe mund të inkurajojë një lëvizje popullore antiamerikane, pa e thënë këtë, por që kuptohet nga falangat e tij antiperëndinore që i ka pasur gjithmonë pranë vetes.  Që të tregonte te fqinjët, ku ai shet interesin kombëtar, se ka shumë mbështetës në Shqipëri dhe mund të bëjë kryengritje "popullore", për ndërrimin e pushteteve. Që të mbajë radhët e PD-së jashtë fluksit perëndimor në Kryesi të Partisë së tij, dhe të garantojë Lulzim Bashën në krye të partisë, jo për të fituar zgjedhjet por për të garantuar mbijetesën Berisha...”, shkruan Ngjela. Por sipas tij, të gjitha këto u shkrinë si kripa në ujë.

“Por a do të ketë realisht një mbijetesë Berisha në politikën shqiptare?  Kjo është pamundësi absolute Çfarë do të bëjë Saliu? Asgjë të veçantë. Nuk ka më akt politik, se mendoi të mundte politikën amerikane me procedurë, me anë të disa individëve që nuk artikulohen dot as politikisht e as juridikisht. A e dini kush është individi më mjeran në qytetërimin perëndimor? Ai që nuk e ka aftësinë intelektive për t'u artikuluar”, mendon Ngjela. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët