TIRANE- Aleati i PS, kreu i PLD, Spartak Ngjela deklaroi se nuk ka vend për optimizëm për marrjen e statusit të vendit kandidat, sepse kjo qeveri nuk di të bëjë reforma. Në një status në rrjetin social “Facebook”, në përgjigje të miqve të tij, Ngjela shkroi se ajo që ai shpreh kundër qeverisë s’është mllef por realitet. “E dëgjove refuzimin e Holandës? Katastrofë për Shqipërinë. Dhe të gjitha, për budallallëkun e kësaj qeverie. S’di të bëjë reforma. Merret me gjëra që s’kanë rëndësi për zhvillimin e demokracinë shqiptare. Për çfarë optimizmi duhet folur, për kalamajtë e Ramës?”, shkroi Ngjela, në një prej statuseve të tij në rrjetin social. Më tej, ai jep edhe mendimin e tij, për ato që qeveria pret nga marrëveshja me FMN-në dhe Bankën Botërore.
“FMN nuk do të thotë folklor, por Amerikë. Asnjë grosh nuk do t’i japë FMN e Banka Botërore kësaj qeverie. Por, ja që këtë gjë në Tiranë sot, se çfarë janë FMN-ja dhe Banka Botërore, e dinë edhe taksistët; natyrisht folk janë ata, popull i thjeshtë, por kaq gjë e dinë të gjithë” tha Ngjela në lidhje me përgatitjen e mbështetjen që kërkohet nga qeveria për projektbuxhetin e 2014. “Dhe status, para do thotë. Kujt t’ia japë paratë Holanda apo Gjermania? T’ia japë një qeverie që ka 4 muaj që vërtitet dhe bën sikur, për reformat për të luftuar megavjedhjen në domenin Berisha? T’ua japë ca kalamajve që nuk dinë asgjë nga financat? Apo t’ia japë një kryeministri që i kërkon vetë armët kimike, e fut politikën amerikane në një rrjedhë qesharake e pastaj i thotë që ‘s’më lejon populli’? Pse këta pret ti që të europianizojnë Shqipërinë? Jo mo, këta mirë janë…, le të rrinë në Orient… Por shqiptarët janë të pafajshëm dhe pa fat në këto kohë moderne…”, ka deklaruar Ngjela.
Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com