TIRANË - “A mund të luftohet krimi apo abuzimi shtetëror që ka ndodhur me këtë Prokuror të Përgjithshëm? Me këtë Gjykatë dhe me këtë President? Kurrë mos e mendoni se do të ndodhë”. Kështu ka komentuar kreu i PLD, avokat Spartak Ngjela në Facebook, duke shtuar se “këto janë konglomerate njerëzish, që i ka vendosur krimi në këto pozicione ligjore”.
“Por ne flasim, por nuk bashkohemi; e njohim të keqen por nuk dimë ta luftojmë, dhe më në fund: e dimë të vërtetën, gjithmonë e kemi ditur, dhe gjithmonë kemi pasur frikë prej saj. Duhet ta lëmë jashtë derës këtë frikë, nëse do të duam që të ndërtojmë një të ardhme tjetër”,shton avokati në përsiatjet e tij sociologjike.
KOMENTI I PLOTË I SPARTAK NGJELËS:
E gjithë letërsia apo dhe filozofia që është shkruar për fatin, destinin apo vetë te ardhmen, gjithmone na ka mesuar se ne nuk jemi ne gjendje qe ta zgjedhim vete konturimin e fatit tone, por ajo qe vendoset brenda ne kete konturim, patjeter qe eshte vetem jona. Kjo eshte arsyeja qe gjithmone eshte e ardhmja qe ben ligjet per ne sot, por shpesh ne nuk duam ta kuptojme kete. Dhe pyetja qe behet eshte : quo vadis domine?...ku po shkon zoteri? Kete duhej t'ia kishim bere cdo qeverie qe ka kaluar ne Shqiperi; por ne as kemi ditur dhe as po dime ta bejme. Sic duket ngaqe nuk kemi pasur ndonjehere nje jete shoqerore te ndertuar nga nje racionalizem apo arsye moderne e analizes se te tashmes, dhe nje jete shoqerore qe te na kete mesuar se fati apo destini yne eshte domosdoshmerisht i perbashket. Kjo do kohe te mesohet, sepse nuk duhet te jesh i percare nga pasionet qe ngjallin demagogjikisht pushtetet politike te sundimit. Ne sot jemi te percare nga keto pasione qe na jane infiltruar nga urrejtja apo nga ligesia e sundueseve absolute. Dhe me konkretisht: cfare po ndodh sot? Edhe pse e dime qe fati yne eshte i lidhur me Bashkimin Europian, si jete komunitare e se ardhmes, ne ende nuk jemi ne gjendje qe te kuptojme se me kete korrupsion apo krim te organizuar, nuk na lejojne te hyjme ne ate Bashkim, se krimi ka qene i lidhur me pushtetet politike. Por a mund te luftohet krimi apo abuzimi shteteror qe ka ndodhur me kete Prokuror te Pergjithshem? Me kete Gjykate dhe me kete President? Kurre mos e mendoni se do te ndodhe. Keto jane konglomerate njerezish qe i ka vendosur krimi ne keto pozicione ligjore. Prandaj le te kthehemi atje ku e nisem: na duhet nje jete shoqerore kompakte dhe me arsyen e krijimit te jetes dhe fatit te perbashket, qe te shpetojme nga nje gjendje si kjo. Por ne flasim, por nuk bashkohemi; e njohim te keqen por nuk dime ta luftojme, dhe me ne fund: e dime te verteten, gjithone e kemi ditur, dhe gjithmone kemi pasue frike prej saj. Duhet ta leme jashte deres kete frike, nese do te duam qe te ndertojme nje te ardhme tjeter. Ndonese kjo duket pak si ideologjike dhe ndoshta edhe si predikim, por,ne fakt, eshte e vetmja rruge.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com