Ngjela: Kryeministri të
ndërmarrë nisma konkrete
Aleati i Partisë Socialiste, Spartak Ngjela, kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, kërkoi dje nga kryeministri i vendit Edi Rama që të ndërmarrë nisma konkrete në punën e tij në krye të qeverisë.
TIRANE- Aleati i Partisë Socialiste, Spartak Ngjela, kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, kërkoi dje nga kryeministri i vendit Edi Rama që të ndërmarrë nisma konkrete në punën e tij në krye të qeverisë. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “facebook”, Ngjela theksoi se në Shqipëri duhet të luftohet në tri drejtime, në uljen e borxhit, në luftimin e krimit si edhe në rritjen e prodhimit vendas. Sipas kreut te PLD-së, këto tri pika duhet të bëhen vetëm nëpërmjet kryeministri Edi Rama pasi ai është zgjedhur me 84 vota në parlament dhe për rrjedhojë, ka më shumë pushtet se Presidenti i Republikës Bujar Nishani pasi ky i fundit është zgjedhur me 74 vota ashtu si kryeprokurori Adriatik Llalla.
Kësisioj sipas tij, edhe puna e qeverisë duhet të jetë sa më konkrete duke shtuar se Presidenti i Republikës dhe kryeprokurori Llalla janë persona të emëruar nga dikush tjetër dhe jo nga i gjithë populli, ashtu siç është zgjedhur kryeministri Rama. “Borxhi, krimi dhe prodhimi: kjo është “trinia e shenjtë” që kërkon zhbllokimin e gjendjes në Shqipërinë e sotme. Krimi duhet luftuar, por ai është në majat e piramidës shtetërore. Borxhi duhet ulur sepse në të kundër do të gjendemi në një kolaps financiar; por, ende nuk ka një burim financiar, sepse ende Shqipëria nuk prodhon. Domethënë- prodhimi thuajse s’ekziston. Atëher si do tia bëjmë? Prodhimi nuk ndihmon dot që të shlyejmë apo të ulë borxhin; Presidenti i Republikës dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk lejon që të goditet krimi. Atëherë?...Përse ka dalë ky kryeministër që ka 84 vota në Parlament? Deri tani vetëm për shoë. A është në gjendje ta kuptojë bllokimin real të “trinisë së shenjtë”. Nuk e kupton dot, atëherë çdo të ndodhë? Çdokush ka të drejtë ta mendojë vetë”,- shrkuan Ngjela në “facebook”.
Këto deklarata të Spartak Ngejlës vijnë një dit pasi ky i fundit kishte hedhur akuza të rënda ndaj Presidentit Nishani dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla nga ku kishte theksuar se krimi në vend nuk mund të luftohet nga këto dy individ në krye të insitucioneve të drejtësisë. Konkretisht Ngjela kishte pohuar se: “A mund të luftohet krimi apo abuzimi shtetëror që ka ndodhur me këtë Prokuror të Përgjithshëm? Me këtë Gjykatë dhe me këtë President? Kurrë mos e mendoni se do të ndodhë. Këto janë konglomerate njerëzish që i ka vendosur krimi në këto pozicione ligjore”. Në këtë mënyrë, vala e personave të akuzuar nga kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi nuk i ka shpëtuar as kryeministri i vendit Edi Rama, pasi sipas tij, ai deri më tani po bën vetëm një shoë dhe nuk ka nisur ende me nisma konkrete për të qeverisur vendin.
Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1572
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26