Ngjela:Ku do fshihet Berisha nëse
Venecia jep “OK” për Vetingun?

Ngjela:Ku do fshihet Berisha nëse<br />Venecia jep “OK” për Vetingun?
Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela ngre pyetjen se çfarë do të bëjnë kundërshtarët e ligjit të Vettingut, nëse Komisioni i Venecias jep "Ok" për ligjin e shumëdebatuar të reformës në drejtësi.

Në një postim në Facebook, Ngjela shkruan se si ish-kryeministri Sali Berisha, kundërshtar i këtij ligji, ashtu edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duhet të japin dorëheqjen. 

Postimi i Ngjelës
Nëse Komisioni i Venecias do të sjellë vendimin e tij të prerë: “ligji i vetingut është i mbështetur plotësisht në kushtetutë”, dhe do ta sjellë këto ditë këtë përgjigje – çfarë duhet të bëjnë kundërshtarët që penguan historinë europiane të Shqipërisë?

Sali Berisha, dhe një varg firmëtarësh të padisë antiveting duhet të japin dorëheqjen nga politika; ndryshe do të vërtetonin armiqësinë e egër kundër prosperitetit europian të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe sigurisht që kjo dot’i rëndonte më shumë në krimet që kanë bërë me abuzimin e pushtetit në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese duhet të japë dorëheqjen, për pezullimin e ligjit të vetingut, sepse, në të kundërt, do të vërtetonte se, për të mbrojtur korrupsionin në Shqipëri, ka vonuar me kast historinë progresive të popullit shqiptar.

Por, a ka mundësi që Komisioni i Venecias ta quajë antikushtetues ligjin për vetingun?

Kjo është pamundësi absolute. E para, sepse ajo është shprehur një herë për vetingun në rastin kur ky ishte ligj kushteturs; dhe e dyta, sepse sipas burimeve të mia të mirëinformuara, Komisioni i Venecias e ka marrë vendimin e pranimit të ligjit si plotësisht kushtetues, dhe pritet ta shpallë këto ditë. Ndoshta me rastin e vizitës së Kryeministrit shqiptar në Berlin.

Koha e progresit europian shqiptar nuk mund të griset më nga asnjë lloj force regresive në Tiranë, kushdo qoftë ajo.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës