Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, thotë se Gjykata Kushtetuese mund ta gjykojë ligjin e Vettingut, por jo ta rrëzojë atë.
Në një postim në rrjetet sociale, avokat Ngjela thekson se edhe anëtarët e trupës më të lartë të gjyqësorit janë në konflikt interesi njësoj si gjyqtarët e tjerë.
Sipas tij, Kushtetuesja duhet t'i thotë "Po" Komisionit të Venecias dhe të japë "Ok"-in për ligjin.
Postimi i plotë i Ngjelës:
A do ta zbatojë Gjykata?
Kjo është pyetja që më është bëra gjatë gjithë kësaj dite. Dhe unë po përgjigjem.
Ja cili është mendimi më i thekshëm juridiko-profesional i Komisionit të Venecias për gjykimin e Vettingut shqiptar:
1. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka konflikt interesi me ligjin.
2. Duke pasur konflikt interesi me ligjin, ajo mund ta gjykojë, por nuk mund ta rrëzojnë atë.
3. Për faktin që Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi ta rrëzojë, ne, Komisioni i Venecias, si organ suprem i specializuar, i japim fuqinë që ajo gjykatë t’i thotë Po! ligjit për Vetingun, e të mos ketë asnjë mëdyshje, sepse Komisioni i Venecias “e gjen plotësisht të mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Doktrinën e të drejtave të njeriut”.
4. Fakti që Komisioni i Venecias është organi më i lartë demokratik i autoritetit juridik europian, dhe ka dhënë përgjigjen e tij pozitive për ligjin, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë duhet që, me vendim të arsyetuar njëlloj si Komisioni i Venecias, të shpallë vendimin e vet menjëherë.
Kjo është arsyeja juridike e kësaj çështjeje.
Prandaj, për Gjykatën Kushtetuese është shkelje e rëndë deri në përgjegjësi penale në të ardhmen, nëse vendos të Kundërtën, domethënë që të cenojë ligjin e Vettingut, sepse, në lidhje me të, ajo është në konflikt të hapur interesi.
Kjo është arsyeja që Gjykata Kushtetuese do të vendosë menjëherë, domosdoshmërish, vetëm sipas Komisionit të Venecias.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com