Ngjela: Lu të denoncojë me emra
peshqit e mëdhenj të korrupsionit
Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, thotë se ka ardhur momenti që ambasadori Donald Lu të denoncojë konkretisht peshkaqenët e mëdhenj të korrupsionit në Shqipëri.
Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, thotë se ka ardhur momenti që ambasadori Donald Lu të denoncojë konkretisht peshkaqenët e mëdhenj të korrupsionit në Shqipëri.
Përmes një statusi në Facebook, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, thotë se shqiptarët presin me padurim denoncimin e Lu-së.
"Mendoj se ka ardhur tamam koha që Ambasadori Amerikan të fillojë denoncimin konkret të peshqve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: shqiptarët po e presin me "gojë hapur"...", shkruan Ngjela.
Ai thekson gjithashtu se reforma në drejtësi do shkojë drejt zbatimit, për vetë faktin se është një reformë e kërkuar me insistim nga amerikanët.
Postimi i plotë i Ngjelës:Në një vend ku padrejtësia dhe i forti kanë bërë ligjin me dekada, njerëzit nuk besojnë se mund të ketë ndonjëherë drejtësi.
Historia e Shqipërisë është 100 vjet padrejtësi, dhe kjo mjafton si kohë që të ketë vendosur në psikikën shoqërorë shqiptare mendimin se Shqipëria nuk bëhet, dhe shqiptarët janë të destinuar të jenë të përbuzur nga sunduesit abuzuesë që me arrogancë iu thonë edhe sot: "kot e keni, nuk ka Reformë në Drejtësi, se 'drejtësia jemi ne' ".
Kjo është arsyeja që sot shumica e shqiptarëve është ende skeptike se mund të vendoset ndonjëherë drejtësia në Shqipëri.
Gabohen, sepse koha e gjatë brezash e abuzimit i detyron që të jenë skeptikë dhe mosbesuesë. Por ka dhe diçka në favor të besimit: eshtë angazhimi amerikan. Kjo sigurisht që duhet të neutralizojë çdo dyshim. Por në një vend ku çdo lëvizje që është nisur për shpëtim ka çuar në skllavërim, është e vështirë.
Gjithsesi tani vihet re se optimizmi shqiptar për Reformën, lidhet drejtpërdrejti me daljen e ambasadorit amerikan.
Sot dalja médiatike e Ambasadorit Lu është bërë për shqiptarët si Zëri i Amerikës i vitit 1990-1991. Përsëritja e kohëve gjithmonë është identike.
Mendoj se ka ardhur tamam koha që Ambasadori Amerikan të fillojë denoncimin konkret të peshqve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: shqiptarët po e presin me "gojë hapur"...
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15