TIRANE - Spartak Ngjela, njëri prej aleatëve të majtë që u përfol për një post ministri në qeverinë e majtë, u shpreh dje lidhur me këtë fakt. Në një postim në Facebook, ai thekson se marrëveshja e tij ka qenë për luftën kundër korrupsionit dhe jo për politikë. “Politika është shkollë. Unë nuk kam bërë marrëveshje për të drejtuar shtetin, por për shtetin dhe kundër korrupsinit.

Ti ndoshta nuk jeton këtu, dhe nuk e di se gjithçka qe po i bën të vuajë shqiptarët, është korrupsioni. Heqja dore nga posti i drejtësisë, donte të thosh për njerëzit se i kam hyrë rrugës së interesit material. Unë s’kam nevojë për një gjë të tillë. Shqipëria ka hyrë në një fenomen antikorrupsion, të cilin edhe ti, sikurse edhe Rama, nuk e kuptoke dot. Fenomenet nuk komandohen, atyre je i detyruar t’u nështrohesh. Unë e kuptoj, ju nuk dëshëroni një përplasje time me Ramën, se je tifoz, ndoshta. Është e pashmangshme. Dhe jo për fajin tim, por për “faj të fenomenit”.

Shqiptarët po vuajnë paaftësinë e injorancës që i drejton. Por kjo nuk do të zgjasë. Këtu nuk ka ekzistencializëm, ka besueshmëri në opinionin publik, dhe qartësi për qytetërimin.

Unë s’kam bërë marrëveshje për interes, por për shtetin”, i përgjigjet në miku të tij në rrjetin social avokat Ngjela. Ndër të tjera, aleati majtë vijon komentin e tij të gjatë duke theksuar se “Vota është fushatë elektorale, nuk është angazhim individual. Krediti i tremb qeveritë, dhe jo vota që hidhet një herë në katër vjet. Unë kam në favor fenomenin, dhe besimin që kanë shqiptarët te unë.

Prandaj kjo është politika ime: nuk do të çedoj kurrë nga dinjiteti dhe angazhimi i moralshëm që kam përpara shoqërisë sime, të marrë prej meje, jo tani, por që ne një kohë që Rama vetë ishte vetëm nëntë vjeç”, shprehet ai.

Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)