Ngjela mbështet Selamin: I vetmi 
që kërkoi riparimin e PD në 1995

Ngjela mbështet Selamin: I vetmi <br />që kërkoi riparimin e PD në 1995
Avokat Spartak Ngjela komenton vendimin e Eduard Selamit për të kandiduar për kreun e PD-së.

Sipas Ngjelës, Selami është i vetmi që kërkoi riparimin e PD-së në ’95-ën dhe se ai do ja ndryshojë fytyrën partisë duke e drejtuar nga Amerika.

"Eduard Selami hodhi kandidaturën për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike.

A do ta ketë të hapur mbështetjen e politikës amerikane?

Sigurisht që po. Selami është figura kryesore sot që do ta kthejë të gjithë të djathtën shqiptare drejt atlantizmit, për ta shkëputur përfundimisht nga kthetrat njëzetvjeçare të orientit.

Në fakt është personi i vetëm që kërkoi në vitin 1995 riparimin e Partisë Demokratike për të mos shkuar më tej kundër politikës amerikane.

Realisht është personi që paralajmëroi shkatërrimin e vitit të mbrapshtë 1997.

Suksese zoti Selami! Të uroj ta kryesh tani misionin tënd kombëtar që nuk e kreve dot në vitin 1995…
", shkruan Ngjela në Facebook. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…