TIRANË - Kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, avokat Spartak Ngjela ka dalë kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri.
Pasi ka theksuar se "rreziku është i madh" gjë që pohon se ia kanë thënë personalisht të gjithë ekspertët, ka shtuar: "Si ka mundësi, që të ndodhemi gjithmonë në situata të tilla qesharake në raport me të fuqishmit e kësaj bote, në raport me mungesën e personalitetit të pushtetarëve tanë, dhe, sidomos, në raport me dinjitetin kombëtar dhe respektimin e pacënuar të interesit të popullit tonë?", ka thënë avokati, duke kritikuar edhe qeverinë e Ramës.
Ai ka shtuar se "sot s'ka asnjë shqiptar që e pranon këtë "sakrificë" që kërkon të na imponojë një qeveri pa moshë dhe pa arsye. Të gjithë duhet ta mbrojmë veten, nëse nuk do të duam që brezat që do të vinë të na përbuzin si të pamendje".
"Ka pasur shumë raste në historinë e qeverive kur, për të mbajtur apo për të siguruar pushtetin e saj, ato kanë këmbyer interesat e popullit në favor të të tjerëve; ashtu sikundër edhe kur i kanë shitur këto interesa për qëllime fitimi material, domethënë me para. Historia është e mbushur me këta shembuj, por edhe ne shqiptarët shumë të tillë kemi. Sot po degjojmë që, për të "ndihmuar" botën e pasur, meqë jemi të varfër duhet të rrezikojmë jetën e njerëzve tanë, duke pranuar armët kimike të Sirisë për t'u çmontuar në Shqipëri..."
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com